Panorama Sport (Albania)

Tirana bën dy goditje, Doka drejt Korçës

Presidenti: Po bisedojmë, mos prisni më surpriza

- ADELA MERKO

Tirana nuk përmbahet në merkato. Ashtu sikundër ishte paralajmër­uar, blerjet e reja vijnë nga Afrika. Prej një jave kishin regjistrua­r në sistem jo pak, por tre lojtarë, ndonëse dje zyrtarizua­n vetëm...

Skënderbeu nuk heq dorë nga Albi Doka. Edhe pse e enjtja u shoqërua me një refuzim të ndërsjellë, bisedimet vazhdojnë. Madje, shanset që lojtari të transferoh­et te bardhekuqt­ë sa vijnë edhe shtohen. Dhe një gjë të tillë e konfirmon për "Panorama Sport" vetë Ardjan Takaj. Presidenti nuk jep detaje, megjithatë saktëson se po negociojnë për transferim­in e mbrojtësit të linjës së djathtë. "Jemi duke biseduar akoma. Nuk ka ende asgjë konkrete që të jemi korrekt", u shpreh fillimisht presidenti. Tirana është e vendosur që të mos e lëshojë pa arkëtuar 150 mijë euro nga shitja e tij. Këtë kërkesë korçarët e kanë pranuar, por me kusht që si fillim të paguanin 75 mijë euro dhe pjesën tjetër ta shlyenin në mbyllje të sezonit ose më vonë. I pyetur për shifrat që ka klubi në plan të hedhë për të fituar shërbimet e tij, ai konfirmon vetëm se janë ato që kanë qarkulluar edhe në mediat. "Po, por po bisedojmë. Megjithatë, më shumë detaje nuk mund të jap, pasi personalis­ht kam qenë i përqendrua­r te prurjet e reja. Do të ishte e tepërt nëse do thosha më shumë", theksoi

Takaj. Mbrëmja e së enjtes u shoqërua me surpriza në merkato, ndërsa u zyrtarizua­n radhazi dy. Por a do të ketë më afrime, duke qenë se tregu i shit-blerjeve mbyllet më 6 shtator, numri një i klubit thotë: "Jo, nuk do të ketë më surpriza. Ose e thënë ndryshe, nuk kemi më vende".

 ??  ??
 ??  ?? Doka dhe Mici në një dyluftim gjatë finales së Superkupës
Doka dhe Mici në një dyluftim gjatë finales së Superkupës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania