Panorama Sport (Albania)

Ish e dashura e Dibalës: Na ndanë menaxherët

-

Ylli i skuadrës së Juventusit, Paulo Dibala, i ka dhënë fund gjatë kësaj vere lidhjes me të dashurën e tij Antonela Kavalieri. Mirëpo, përpos lidhjes me bukuroshen Kavalieri, Dibala ka pasur edhe një histori verore me Xhinevra Sozin. Gjatë ditës së djeshme, kjo e fundit ka zbuluar detaje të reja mbi marrëdhëni­en mes saj dhe sulmuesit argjentina­s dhe faktorëve që i ndaluan ata nga marrëdhëni­a e tyre e kësaj vere. Në një intervistë, Sozi ka shfaqur hapur detajet se si nisi kjo lidhje mes saj dhe numrit 10 të "Zonjës së Vjetër", duke thënë se: "Unë

dhe Pogba njihemi prej tri vitesh. Në fillimet tona është përpjekur që të ketë diçka më shumë me mua, por atëherë kam refuzuar. Vetëm dy vite më parë, kur skuadra e Juventusit u shpall kampione e Italisë, Dibala ka organizuar një festë private, ndërkohë që e dashura

e tij, Antonela, ka qenë në Argjentinë. Ai këmbënguli që unë të shkoja me të në këtë festë, edhe pse të dy ishim të vetëdijshë­m që e dashura e tij nuk do të ishte e pranishme. Në këtë mënyrë, kemi prenotuar një dhomë hoteli dhe e kemi kaluar natën së bashku. Dua të shpreh hapur se nuk ka qenë thjesht një histori verore, mund të kishte shkuar edhe më tej. Unë gjithnjë kam pasur pëlqim të madh ndaj tij, edhe pse deri diku e dija që e dashura e tij përbënte një problem në këtë marrëdhëni­e, ndonëse çdo gjë ndodhte në fshehtësi, larg veshëve dhe syve të saj. Për çka më ka ardhur keq ka qenë se kanë qenë agjentët e tij, ata që na kanë larguar nga njëri-tjetri. Ata më kanë urdhëruar që të mos kem të bëj më me Paulon dhe as ai me mua, duke thënë se do të ishte më e mira për të dy, pa më sqaruar asgjë më shumë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania