Panorama Sport (Albania)

Brazili në Botëror, del huq Argjentina

Përfaqësue­sja e Tites ruan formë të shkëlqyer, mposht Ekuadorin në pjesën e dytë

- Përgatiti: LEDIO NASE

Përfaqësue­sja brazil iane vazhdon të shfaqë një formë të shkëlqyer në prag të Botërorit, ndërsa mposht edhe Ekuadorin që zbret kështu në fund të tabelës në grupin e Amerikës së Jugut. Golat e shënuar në pjesën e dytë nga Paulinjo dhe Felipe Kutinjo (i cili shkëlqeu pasi u aktivizua nga stoli) mjaftuan për t'i sjellë fitoren trajnerit Tite. "Seleçao" dominoi përgjatë 90 minutave dhe pati raste për të shënuar dy-tre gola më shumë, po të mos kishte qenë për disa raste të shpërdorua­ra përpara portës dhe pritjeve të portierit të Ekuadorit, Maksimo Banguera. EKUADORI PA RITËM

Paulinjo dhe Uillian shpërdorua­n dy raste të pastra që në momentet e para të takimit për kombëtaren braziliane, ndërsa Kutinjo u aktivizua nga stoli, pavarësish­t ofertës së çmendur të Barcelonës për të marrë shërbimet e tij. Ekuadori, në krahun tjetër, nuk arriti kurrë të ndjekë kurrë ritmin e lojës. Megjithatë, skuadra shkoi në dhomat e zhveshjes pa pësuar gol. Tite vendos të hedhë në fushë Kutinjon kur kishin mbetur 30 minuta nga përfundimi i takimit dhe aktivimi i mesfushori­t të Liverpulit sjell edhe golat e Brazilit. Fillimisht me Paulinjon, i cili me një goditje të fuqishme dërgon topin pas krahëve të Bangueras. Tetë minuta më vonë do të vijë edhe goli i dytë:

Kutinjo driblon një pjesë të mbrojtësve të Ekuadorit dhe pason për Gabriel Zhezusin, i cili e shërben sërish në zonë nuk gaboi përpara portës. Një ndërhyrje e rrezikshme nga Fidel Martinez në dëm të Nejmarit "tërboi" brazilianë­t, por gjyqtari Mario Diaz de

Viviar gjykoi si të mjaftueshë­m vetëm një karton të verdhë për ekuadorian­in. "SELEÇAO" RUAN KREUN

Brazili vazhdon të mbajë avantazhin prej 11 pikësh në krye të klasifikim­it ndaj Kolumbisë, konkurrent­es më të afërt, me vetëm tri ndeshje

të mbetura nga faza kualifikue­se. Ekuadori, ndërkohë, është ende në garë për të shkuar në Rusi pavarësish­t humbjes. Diferenca me një vend në fazën e ardhshme (ku aktualisht ndodhet Kili, i mposhtur nga Paraguai) është prej tri pikësh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania