Panorama Sport (Albania)

Panuçi në debutim: Dua të jem si De Biazi

"Lojtarët i kam si fëmijë, vetëm fitore kundër Lihtenshte­jnit"

- VLADIMIR MEMA

Kristian Panuçi do një fitore bindëse në debutimin si trajner i Kombëtares shqiptare. Italiani ka dalë dje para mediave në konferencë­n e zakonshme për shtyp duke folur për ndeshjen me Lihtenshte­jnin. Panuçi tregoi se ka marrë këshilla nga ish-trajneri kuqezi, Xhani De Biazi, në një kohë që është i bindur se skuadra do të fitojë.

Cila është ndjesia e javës së parë të punës me skuadrën?

Skuadra ka punuar mirë, ka punuar me seriozitet dhe mendoj se jemi përgatitur si duhet për këtë ndeshje. Kam gjetur një grup të bukur dhe jam i lumtur.

Kush do të luajë sot në sulm?

Në fillim formacioni­n do ia them skuadrës, do e shihni nesër (sot).

Keni një ide të qartë për rreshtimin që do të ketë Kombëtarja ndaj Lihtenshte­jnit?

I kam idetë e qarta, por kjo nuk do të thotë që ai do të hedh në fushë do jetë moduli i gjithmonsh­ëm i Kombëtares.

Mungojnë Cikalleshi dhe Sadiku...

Sadikun nuk e di nëse do të luajë apo jo. Cikalleshi nuk është këtu për zgjedhjen time, por për një sjellje të tij. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të jetë në ndeshjet e radhës.

Berisha apo Strakosha titullar?

Zgjedhjen do ta shihni nesër (sot), unë jam mësuar t'ua them formacioni­n lojtarëve më parë.

Çfarë sjelljeje prisni nga lojtarët?

Sjellja është normalitet­i i jetës, nëse duhet të jesh brenda orës 1 në grumbullim, nuk është vend pune ku kërkohet leje. Për më shumë nuk dua të flas më për këtë, se më e rëndësishm­e është ndeshja e nesërme.

A është kjo një epokë e re në Kombëtare dhe cilat janë rregullat që duhet të dinë më shumë lojtarët aktualë?

Mendoj se rregullat janë njëlloj në të gjitha skuadrat. Janë profesiona­lizmi dhe të punosh shumë, kështu shpresoj të fitoj ndeshjen. Çdo përpjekje është për të fituar ndeshjen, nuk i kam ndryshuar

rregullat. Ato janë: respektoje punën, puno shumë.

E shikoni veten si trajneri që do të vazhdojë me suksesin e De Biazit?

Shpresoj që të jem si Xhani. Ai punoi shumë mirë në Shqipëri. Uroj që të vazhdoj në të njëjtën rrugë.

Do t'i përdorni këto ndeshje për të ndërtuar të ardhmen, duke menduar më shumë për Europianin?

Është shumë e vështirë, por mendoj vetëm për Lihtenshte­jnin, se është më e rëndësishm­ja për mua. Pastaj Maqedonia dhe në tetor Spanja e Italia. Pas këtyre katër

ndeshjeve, do të shoh sa pikë kemi marrë.

Keni biseduar me De Biazin?

Kam folur me De Biazin, edhe për këshilla, sigurisht. Nuk kam asnjë lloj turpi të pyes. Ku nuk njihja, kam pyetur. Pastaj punoj në mënyrën time, shoh futbollin ndryshe, por Xhani është një mik dhe më ka dhënë këshilla.

Ju vjen keq që sot do të jenë pak tifozë në stadium?

Uroj që të jenë shumë njerëz. Sidomos për atë që di që përfaqëson Kombëtarja për të gjithë shqiptarët. Meqë nesër ( sot) nuk është një

ndeshje e lehtë, kemi nevojë për ngrohtësin­ë e njerëzve.

Sa e njihni Lihtenshte­jnin?

Nuk mendoj se është i lehtë. Lihtenshte­jni është një skuadër e mirë. Kam folur me lojtarët gjatë gjithë javës. Nëse mendojnë se është e lehtë, do të bëhet ndeshje e vështirë. Nuk kemi ndeshje të lehta në Kombëtare.

Keni emocione në prag të debutimit?

Zakonisht jam shumë i ftohtë, por nuk e fsheh emocionin dhe përgjegjës­inë e debutimit. Mendoj se djemtë kanë punuar mirë dhe do të

hyjmë në fushë me seriozitet për të fituar ndeshjen.

Gashi, Xhaka dhe Lenjani nuk janë grumbullua­r. Çfarë plani keni për të ardhmen, e kanë ata derën të hapur?

Dyert janë të hapura për të gjithë, edhe për të dalë. Unë dua lojtarët më të mirë se për mua ka rëndësi vetëm të fitoj, diçka që ndoshta nuk e keni kuptuar. Lojtarët janë si fëmijët e mi. Fëmijëve duhet t'u caktosh rregulla. Xhaka e Cikalleshi? Ndoshta flasim në të ardhmen, sigurisht. Dyert e thashë janë të hapura, për të hyrë dhe dalë.

Mungesa e Sadikut a mund të imponojë mënyrën se si do të luajë Kombëtarja?

Kam ide të qarta, pastaj nuk e di nëse janë të duhurat.

Po mendoni për një zëvendësue­s të Agollit?

Si fillim, tani është mirë, pas 6- 7 vitesh kur ta kemi si problem, do të flasim. Pastaj nëse nesër ai nuk do të jetë mirë, si burra do flasim. Por për momentin nuk e kemi problem, se jemi mirë. E rëndësishm­e është që në moshën e tij të punojë më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania