Panorama Sport (Albania)

Agolli jep sinjale “lamtumire”: Dy herë në Europian nuk shkon...

Kapiteni: Ja ditët e para me trajnerin e ri

-

Ansi Agolli ka lënë të kuptohet se po mendon seriozisht largimin nga Kombëtarja shqiptare pas përfundimi­t të eliminator­eve të Botërorit. Edhe pse trajneri Kristian Panuçi tha me humor se mbrojtësi kishte ende 6- 7 vite para me fanellën kuqezi, vetë kapiteni zbuloi gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp se nuk e mendonte pjesëmarrj­en në kualifikue­set e Europianit 2020, që nisin në vitin e ardhshëm.

Atmosfera në ekip "Atmosfera është mjaft e mirë, kemi rreth 5 ditë që stërvitemi nën drejtimin e trajnerit, ka një ndryshim nga ana e motivimit, pasi si çdo trajner i ri që vjen, motivon më shumë skuadrën. Kemi punuar në mënyrë serioze dhe me qetësinë e duhur, jemi gati që atë që kemi marrë gjatë javës, ta japim në fushë", ka thënë fillimisht Agolli.

12 vite si kuqezi

Në ndeshjen e parë ndaj Lihtenshte­jnit në "Qemal Stafa", ku kuqezinjtë fituan 2-0, Ansi Agolli ka qenë në fushë. "Kthehem shumë mbrapa në kohë, e mbaj mend ndeshjen e para 9 viteve me Lihtenshte­jnin, është takimi ku kemi shënuar golin më të shpejtë, me Hykën pas 45 sekondash. Kam kaluar vite magjike me ekipin kombëtar, qershia mbi tortë ishte

pa dyshim Europiani. Kam kujtime mjaft të mira me çdo trajner, koleg, pjesëtar të stafit dhe, siç e thashë, ishin momentet më të bukura të karrierës këto ndeshje me Kombëtaren", deklaroi mbrojtësi, i cili, për herë të parë me Kombëtaren, ka luajtur në vitin 2005. I pyetur nëse ka

menduar se çfarë do të bëjë pas sfidës së fundit në grup me Italinë, ai theksoi: "Unë njëherë luajta në Europian, dy herë sikur nuk shkon...". Ndërkohë, Agolli u ngacmua edhe për interesin e paktë të tifozëve. "Shpresoj që sot tifozët të vijnë, edhe pse është një periudhë pushimesh dhe jo shumë e kanë mendjen te futbolli. Duhet të na japin atë forcën që kanë dhe ne e kemi të nevojshme, sepse skuadra kombëtare është krenari, nuk është si klubi. Shpresoj që të jenë prezent në stadium dhe të na përkrahin drejt suksesit".

De Biazi VS Panuçi

I pyetur për krahasimin mes trajnerëve

De Biazi dhe Panuçi, kapiteni u shpreh: "Nuk mund të bëhen krahasime, De Biazi punoi për rreth 5 vite në Kombëtare dhe ne e respektojm­ë. Fituam një eksperienc­ë mjaft të madhe nga ai trajner, e respektojm­ë për atë që ka dhënë në Kombëtare. Panuçi ka mënyrën e vet, teoritë e tij, kështu që janë dy trajnerë të ndryshëm, që punojnë në dy mënyra të ndryshme. Për një trajner është pak e vështirë me një skuadër të re, ne më të vjetrit, lojtarët më me eksperienc­ë jemi munduar ta ndihmojmë sa më shumë në këtë periudhë, se është edhe java e parë dhe shpresojmë ta kemi bërë sa më mirë punën".

 ?? FOTOT: V.Mema ?? Panuçi duke biseduar me De Biazin dje në stadiumin “Elbasan Arena”
FOTOT: V.Mema Panuçi duke biseduar me De Biazin dje në stadiumin “Elbasan Arena”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania