Panorama Sport (Albania)

De Biazi “bekon” Panuçin: Fiton 3-0

"Pezullimi? Cikalleshi është një djalë i jashtëzako­nshëm, por Kristiani nuk është budalla!"

-

Lojtarët e Kombëtares shqiptare janë për ballur dje me një surprizë të këndshme para fillimit të stërvitjes. Në fushën e stadiumit "Elbasan Arena" ka zbritur Xhani De Biazi, i cili është takuar me të gjithë lojtarët, duke qëndruar për pak minuta me ta dhe stafin e ri teknik. Batuta, shumë përqafime dhe duartrokit­je kanë shoqëruar këtë takim të veçantë të ish-teknikut, i cili nuk ka kursyer as ngacmimet me pasardhësi­n e tij, Kristian Panuçi. Pas vizitës në stërvitje, më pas De Biazi ka folur për "Supersport", duke ka treguar edhe ndjesinë e këtij takimi surprizë. Pas largimit nga stoli kuqezi, ish-trajneri tregoi se çfarë pret tani nga Kombëtarja nën drejtimin e Panuçit.

Cila ishte ndjesia e takimit me lojtarët që keni stërvitur për 6 vite?

Pak e çuditshme, një ndjesi pak e veçantë. Më pëlqeu të vija këtu t'u uroja fat, t'u thosha që jeta vazhdon, që është mundësia të përmirësoh­et më tej atë që është bërë deri këtu. Uroj që me Kristian Panuçin të paraqiten mirë, se janë në rrugën e duhur. Është një skuadër, e cila po rinohet me afrimet e fundit, pastaj mund të kompletohe­t se janë shumë lojtarë që mund të rikuperohe­n.

Çfarë duhet të bëjë kjo skuadër më shumë nën drejtimin e Panuçit?

E rëndësishm­e është që të qëndrojnë të përqendrua­r, me kokën në fushë, që të mos çojnë këmbët nga toka. Të mundohemi të çuditim, duke dhënë 100% në fushë.

Çfarë këshillash i keni dhënë trajnerit të ri?

Kristianit nuk i dhashë shumë këshilla, është një person me shumë eksperienc­ë, ka qenë edhe me Kapelon. Mendoj se ka nevojë të jetë i qetë, të bashkëpuno­jë me të gjithë. Uroj të shkojë sa më larg. E rëndësishm­e është të shohë këto 4 ndeshje për "Euro 2020".

E keni vendosur të ardhmen?

Nuk e di. Presim, tani nuk kam ngut, nuk dua të zgjedh gjënë e parë që del në rrugë. Të shohim nëse fati mund të më rezervojë një mundësi të mirë dhe të bëj më të mirën e mundshme. Kam pasur mbledhje me drejtuesit për një Kombëtare, të shohim çfarë do bëhet. Edhe nëse vjen klub është mirë gjithashtu, mjafton seriozitet­i dhe të jem në qendër të projektit.

Një parashikim për ndeshjen ndaj Lihtenshte­jnin?

Mendoj se fitojmë 3- 0, shpresoj kështu.

Po ndaj Maqedonisë çfarë prisni?

Në Maqedoni është më e vështirë, por mendoj se pse është më e vështirë, do të shkojmë me vendosmëri­në e duhur dhe përqendrim­in e duhur.

Panuçi ka pezulluar Cikalleshi­n, do ta bënit të njëjtën zgjedhje?

Unë e di që Sokoli është djalë i jashtëzako­nshëm. Sipas meje, Kristian ka marrë një vendim se duhet të kuptohet që Kombëtarja është e jashtëzako­nshme, se është moment i veçantë për lojtarët. Di edhe situatën e lojtarëve, si Sokoli që gjeti kontratë të mirë për jetën e tij, duhen kuptuar të dyja palët. Mendoj se shpejt do të flasin, Sokoli është djalë ari dhe Kristian nuk është budalla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania