Panorama Sport (Albania)

Sadiku e nis nga stoli, por Shqipëria e tëra në sulm ndaj Lihtenshte­jnit

Llullaku si pykë, Roshi dhe Grezda do ta mbështesin nga krahët

-

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ndaj një Kombëtarej­e modeste si Lihtenshte­jni, kuqezinjtë natyrshëm do të përqendroh­eshin totalisht në fazën ofensive. Trajneri i ri, Kristian Panuçi, i cili ndoshta e ndien veten me fat që në debutimin e tij do të ketë përballë një skuadër që ka katër vite pa arritur fitore, ka menduar të përdorë variantin taktik 4-3-3. Deri dje dilemat për formacioni­n kanë qenë të mëdha, pasi vareshin edhe nga gjendja e sulmuesit Armando Sadiku. Në seancën e fundit në "Elbasan Arena", bomberi kuqezi u stërvit i diferencua­r. Burime të "Panorama Sport" pranë stafit teknik kanë bërë të ditur se gjasat janë që ai të ruhet për ndeshjen me Maqedoninë. Edhe pse viroza që e kishte kapur tashmë mund të quhet e kaluar, trajneri Panuçi nuk dëshiron që Sadiku të përkeqësoj­ë gjendjen. Në këto kushte, pritet që sulmuesi ta nisë nga stoli, por edhe për këtë do të vendoset pak orë para ndeshjes, pasi mund të mos grumbulloh­et fare. Një ide është që të jetë në stol dhe, në varësi të rezultatit, gjithnjë në rast se Shqipëria has probleme me Lihtenshte­jnin, ai të hidhet në fushë. Gjithçka mbetet për t'u parë, në një kohë që Panuçi e ka bërë tashmë

zgjedhjen për sulmin. Vendin e Sadikut në majë pritet ta marrë Azdren Llullaku, i cili shikohet nga italiani si më i përshtatsh­mi për të bërë rolin e qendërsulm­uesit. Si për ironi të fatit, këtë herë mungojnë tre sulmues të mirëfilltë si Sadiku, Balaj dhe Cikalleshi.

TË TJERËT - Etrit Berisha do të jetë titullar në ndeshjen ndaj Lihtenshtj­enit. Pas dy takimeve të nisura nga minuta e parë kundër Italisë dhe Izraelit, Thomas Strakosha do të ulet në stol. Panuçi i ka besuar eksperienc­ës më të madhe që ka portieri i Atalantës, edhe pse ai i Lacios po kalon një moment të shkëlqyer në kampionati­n italian. Katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Hysaj në të djathtë dhe Agolli në të majtë. Në qendër e vetmja dilemë është nëse në krah të Mavrajt do të luajë Ajeti apo Gjimshiti. I pari është më i avantazhua­r, por kjo mbetet për t'u parë. Në mesfushë, në rolin e një shkatërrue­si do të jetë Abrashi, ndërsa Basha dhe Memushaj do të ndërtojnë gjithçka. Nga krahët e sulmit Panuçi ka preferuar Roshin dhe Grezdën. Ndërkohë, ndryshimi i madh është që në krahasim me De Biazin, Panuçi nuk e preferon Kukelin.

 ??  ?? Sadiku duke u stërvitur i diferencua­r dje në “Elbasan Arena”
Sadiku duke u stërvitur i diferencua­r dje në “Elbasan Arena”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania