Panorama Sport (Albania)

Ulje e frikshme në Rinas, Pauriç beson te mrekullia

Trajneri: Shqipëria, një miks mes Spanjës e Italisë

- BESAR BOZGO

Një moment paniku te Kombëtarja e Lihtenshte­jnit gjatë mbërritjes në Shqipëri. Avioni i skuadrës që do të ndeshet nesër me Shqipërinë në "Elbasan Arena" është ulur me vështirësi në pistën e aeroportit "Nënë Tereza" duke shqetësuar lojtarët dhe stafin. Një moment që ka ngjallur frikë dhe janë dashur disa minuta që futbollist­ët dhe pjesëtarët e skuadrës të qetësohesh­in. Ka qenë mesfushori Sandro Vieser, ai që ka bërë publik lajmin gjatë daljes në konferencë për shtyp ditën e djeshme. "U frikësuam nga ajo ulje e fortë e avionit. Megjithatë, gjithçka kaloi dhe tani jemi më mirë. Ishin momente të vështira, por e rëndësishm­e është se u mbyll gjithçka aty", ishin fjalët e Vieser.

TRAJNERI

Rene Pauriç ishte i qetë në konferencë­n e djeshme për shtyp. "Vijmë nga një mot i freskët, ndërkohë që këtu është shumë nxehtë. Megjithatë, shpresojmë që të mos na krijojë probleme dhe të bëjmë një ndeshje të mirë. E dimë që Shqipëria është një skuadër shumë e fortë dhe ka lojtarë cilësorë. Por, ne do të bëjmë

gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Do të jetë e vështirë, por gjithçka mund të ndodhë. Shqipëria mendoj se ka një mënyrë loje ku alternohen disa veçori të Spanjës dhe Italisë. Për sa i përket sulmuesit që na mungon, kemi futbollist­ë të tjerë ofensivë dhe do të

tentojmë për gjithçka", deklaroi fillimisht tekniku i Lihtenshte­jnit. Armando Sadiku ka qenë pjesë e Vaduzit, skuadër e Lihtenshte­jnit, një vit më parë. Por, sot mund të mungojë për shkak se është i sëmurë me grip. "Nëse nuk do të jetë në fushë, do të ishte një

mungesë shumë e rëndësishm­e për Shqipërinë. Është një futbollist shumë i mirë, me cilësi që e njohin të gjithë. Gjithsesi, ne do të bëjmë lojën tonë me synimin për të marrë rezultat pozitiv", deklaroi ndër të tjera Pauriç në konferencë­n e djeshme për shtyp.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania