Panorama Sport (Albania)

Nga sulmuesit te mbrojtja, ja si duhet të mbrojë Italia

-

SPANJË- Itali, të paktën nga emrat që zbresin në fushë, duhet të jetë një ndeshje e ekuilibrua­r. Me pakt që mbrojtja "axurre" sot në mbrëmje në "Santiago Bernabeu", të mos surprizohe­t nga kampionët që stërviten nga Hulen Lopetegui. Për kualifikim­in direkt në Botërorin "Rusi 2018" do të shërbejë një ndeshje shahu perfekte. Pasi është analizuar stili i të sulmuarit të "Furive të kuqe" në ndeshjen e parë mes tyre dhe në ndeshjet e tjera të grupit, "Gazzetta dello Sport" ka evidentuar grafikisht disa prej situatave potenciali­sht të rrezikshme. ME SULMUESIN - Mungon Diego Kosta, aktualisht pa skuadër, prandaj ai që do të ketë hapësirë pritet të jetë Morata, së bashku me Iskon dhe Silvën apo qoftë edhe Pedron dhe me Asension (në formë super), gati për të ndihmuar ekipin nga pankina. Nëse ylli i ri i ekipit të Zinedin Zidanit do të luante nga minuta e parë, me shumë mundësi një prej mesfushorë­ve ofensivë do të përfundont­e në stol. Në Torino, më 6 tetor, luante Vitolo, shumë i zoti për të çarë mes trios së mbrojtjes dhe jo vetëm në rastin e golit. Spanja, për të kërkuar sulmuesin në thellësi, përdor shpesh aksionet me pasime të gjata vertikale, shpeshherë të nisur nga Buskets, por edhe nga Iniesta apo dikush tjetër. Nëse luan Tiago Alkantara, skema 4-3-3 e iberikasve shpeshherë shndërrohe­t në një 4-1-4-1, i cili mund të surprizojë. ME TALENTET- Një nga zgjedhjet e dyta të Spanjës është qarkullimi i topit, nga njëri cep i fushës në tjetrin, duke zgjedhur që manovra ofensive të niset nga krahët e mbrojtjes, nga Alba ose Karvahal. Nëse topi kalon nga Alba, e thënë ndryshe nga krahu i majtë, Iniesta tërhiqet dhe sulmuesi i djathtë, me shumë mundësi David Silva, duhet në qendër për të stopuar dhe për të tentuar një trekëndësh me lojtarin që ka më pranë, duke përçarë mbrojtjen. Me Silvën që futet nga e djathta në qendër, mesfushori i majtë del nga markimi i mbrojtësve dhe i mesfushorë­ve, në shumë raste Iniesta, dhe drithërima­t nuk do të mungojnë, sidomos nëse Italia paraqitet me mbrojtjen me katër lojtarë, ku shpeshherë dy krahët qëndrojnë larg zonës së rreptësisë.

ME MBROJTËSIT - Gjithsesi, edhe sikur trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura, të mund të "burgoste" sulmuesit dhe mesfushorë­t e Spanjës, duhet t'i bëjë llogaritë edhe me mbrojtësit e Spanjës, sidomos një situatat e goditjeve të dënimit dhe atyre standarde. Iberikasit mund të mbështeten dhe të mburren me dy nga qendërmbro­jtësit më të fortë dhe të saktë të lojës në ajër, Pike dhe Ramos. Prezenca e dy "torrave" në zonën e Italisë, sidomos në goditje këndi, është gjithmonë prezente, por ndodh që edhe kur topi del jashtë zone, në një tentativë largimi, ndodh që një mes Ramosit dhe Pikesë të mbetet gjithmonë në zonën e rreptësisë kundërshta­re, të mbuluar pas nga Buskets dhe anësorët e shpejtë, që mund të bllokojnë kundërsulm­et. Dhe nëse Spanje vendos që të rivërë sërish në lojë topin, për herë të dytë në zonë, në këtë rast shpeshherë me ndonjë krosim të Iniestës, italianët do të gabojnë rëndë nëse harrojnë në zonë Ramosin, apo akoma më shumë shtatlarti­n dhe bashkëshor­tin e Shakirës...

 ??  ?? Gafa e Bufonit në ndeshjen e vajtjes në grup, që i dhuroi golin Spanjës, ndeshja që përfundoi 1-1
Gafa e Bufonit në ndeshjen e vajtjes në grup, që i dhuroi golin Spanjës, ndeshja që përfundoi 1-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania