Panorama Sport (Albania)

Vidal shqetëson Bajernin, autogol spektakola­r me Kilin

-

Arturo Vidal ka pësuar një humbje të hidhur me kombëtaren kiliane, dy ditë më parë ndaj Paraguait, me rezultatin 3-0. Përpos kësaj, është gjendja e tij emocionale dhe psikologji­ke e shfaqur ditën e djeshme që kërcënon edhe skuadrën e kampionëve gjermanë të Bajernit. Dy ditë më parë, ai u akuzua se është ndaluar nga policia pas festimeve të zhurmshme, të cilat kanë arritur deri në dëmtimin e ambienteve të hotelit në Kili ku po qëndronte me kombëtaren e tij. Mirëpo, këto akuza Vidal i ka mohuar të gjitha duke thënë: "Unë kam qenë në kazino dhe, më pas, jam larguar drejt dhomës sime për t'u çlodhur, si një lojtar profesioni­st". Sakaq, sikurse të mos mjaftonin këto akuza, mesfushori 30-vjeçar në sfidën e së enjtes ndaj Paraguait ka shënuar edhe një prej golave, të cilat u siguruan fitoren kundërshta­rëve. Gjatë një aksioni në zonën e kilianëve, Vidal ka goditur topin për ta larguar atë, por pa dashur ka shënuar një autogol. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga askush, madje as nga vetë skuadra e tij. Për këtë arsye, Vidal gjatë ditës së djeshme ka postuar në profilin e tij në "Twitter" se: "Të gjithë ata që më duan të keqen shpresoj të jenë kënaqur tani. Megjithatë, mos u shqetësoni, jam gati të largohem nga kombëtarja". Kjo deklaratë e mesfushori­t ka treguar hapur një trysni tepër të madhe që është duke përjetuar, si dhe ka trembur skuadrën e kampionëve gjermanë, ku Arturo Vidal është një prej lojtarëve kyç të saj. Pas kësaj humbjeje, për kombëtaren kiliane gara për Botërorin e vitit 2018 bëhet edhe më e vështirë, pasi ata mbajnë vendin e katërt në grupin e tyre (vendi i pestë skualifiko­het nga Kupa e Botës).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania