Panorama Sport (Albania)

Fiton Anglia, Kejn thyen Maltën

Pas një pjese të parë pa gola, ishullorët realizojnë katër dhe ruajnë kryesimin në grup

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Anglia vazhdon udhëtimin e saj drejt sigurimit të një "bilete" të drejtpërdr­ejtë në Botërorin "Rusi 2018", teksa dje ka shkatërrua­r 4-0 Maltën, në transfertë. Ajo që habiti ishte rezistenca e të zotëve të shtëpisë, të cilët arritën që ta mbanin për më shumë se një pjese loje portën e tyre të paprekur, por kur Herri Kejn dhe Anglia vendosën që të zgjoheshin, atëherë disfata ishte e paralajmër­uar. Kombëtarja e Garet Sauthgejt vazhdon kryesimin në Grupin F me 17 pikë, dy më shumë sesa ndjekësja më e afërt, Sllovakia, rivalja e ardhshme, e ditës së hënë, një fitore ndaj së cilës do të thoshte kualifikim i sigurt për në Rusi.

NDESHJA - Me një rrotacion të moderuar, Anglia e Sauthgejti­t nuk të lë një shije të mirë në pjesën e parë, edhe pse ishte e kuptueshme që Malta do të mbrohej me të gjithë lojtarët, në gjysmëfush­ën e saj, madje shumë pranë zonës së rreptësisë. Me hapësirat

e pakta, "Tre Luanët" nuk përdorin as shtatlartë­sinë e Kejnit dhe kjo bën që pjesa e parë të mbyllet me pak emocione. Por në të dytën, ishullorët zbresin në fushë me detyrimin për të zhbllokuar ndeshjen dhe ia dalin që ta bëjnë atë pas 8 minutash, kur

Kejn, i shërbyer nga Ali, shkund rrjetën. Kaq mjafton që ndeshja të shndërrohe­t në një shëtitje për miqtë nga Anglia, të cilët e kërkojnë edhe golin e sigurisë, por Malta reziston dhe shthuret vetëm në 9 minutat e fundit ( përfshirë edhe shtesën". Goli i sigurisë

do të vinte në të 85-ën me autor Bertrand, ndërsa me të nisur shtesa, Uellbek dhe Kejn dërgojnë shifrat në 4-0 dhe japin pamjen e një ndeshjeje të fituar lehtë, por që në të vërtetë nuk ishte aspak kështu. Gjithsesi, në fund, objektivi i tri pikëve u arrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania