Panorama Sport (Albania)

Lëv: Këtë herë ishim me fat

Trajneri i Gjermanisë, i pakënaqur me paraqitjen

-

Nëse nuk do të kishte qenë për golin e Mats Humelsit dy minuta përpara fundit, Gjermania normalisht që do të kishte bërë një vetëvrasje të kotë në Çeki, duke qenë se për gati gjithë takimin u kënaq me një gol të shpejtë në fillim, por Darida në të 78-ën i trembi jo pak. Natyrisht që "pancerat" e kanë të blinduar vendin e parë në grup, por do të kishte qenë një mëkat sikur të kishin lënë dy pikë në sfidën e djeshme, pasi dominuan takimin. "Të ka Joakim Lëv në krye të Kombëtares së Gjermanisë. Trajneri ka një mesatare të frikshme të sukseseve, duke grumbullua­r 103 fitore, 27 barazime dhe 23 humbje; 371 gola të shënuar dhe 142 të pësuar.

them se jam i lumtur sesi rrodhi ndeshja, nuk e bëj dot, sepse e kishim takimin në dorë dhe ishim ne ata që ia vështirësu­am gjërat vetes. Kaluam shumë shpejt në avantazh, kishim kontrollin e lojës, por mbi të gjitha edhe të sferës dhe nuk e kuptova

për shumë minuta mënyrën sesi kërkonim të gjenim golin e dytë dhe atë të sigurisë. Për këtë mënyrë që zgjodhëm në Çeki dhe nuk e pranoj mund të them se ishim thjesht me fat dhe se jam i pakënaqur. Vërtet kundërshta­rët tanë mbrojtën mirë, por dukeshim më shumë ne si ata që e ndërlikoni­n manovrën, duke ia bërë gjërat të vështira vetes. Gjithsesi, nuk është e thënë që të jemi perfekt gjithmonë, por ishte fakti sesi e interpretu­am takimin që nuk më pëlqeu. Jemi fare pranë zyrtarizim­it të kualifikim­it si të parë të grupit dhe është e kotë që të bëjmë hapa falsë në ndeshje që i dominojmë dhe i meritojmë t'i fitojmë. Këtë herë ishim me fat, por herët e tjera mund të jenë rivalët tanë që mund të na dënojnë", u shpreh trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania