Panorama Sport (Albania)

U kap i dehur, arrestohet ish-kapiteni i Anglisë

Sulmuesi Uejn Runi ngiste makinën nën efektin e alkoolit nën shoqërinë e një vajze 29-vjeçare

-

Policia angleze ka konfirmuar se ka nisur procedimin penal ndaj Uejn Runit, ish-kapiteni i Anglisë, i cili e kishte tepruar paksa me alkoolin mbrëmë dhe dyshohet edhe se po tradhtonte gruan e tij, e cila gjendej me pushime me fëmijët, në Spanjë, në Majorka. Runi është arrestuar në orët e para të mëngjesit në Mançester, kur është ndalur nga policia rrugore, duke ngarë një makinë, ndërsa testi i alkoolit tregoi se ishte mbi limitin e lejuar. Futbollist­i, tashmë i skuadrës së Evertonit, kishte qenë duke festuar me disa ish-shokë të skuadrës, mes tyre edhe Ues Braun, në një nga lokalet më të njohura të qytetit. Por, pasi mbaroi kjo mbrëmje, në vend që të udhëtonte drejt banesës së tij që ishte shumë afër lokalit, ai është ndalur nga policia duke ecur në drejtimin e kundërt të qytetit, ndërsa udhëtonte me makinën e një 29-vjeçareje, të cilën sulmuesi po e shoqëronte në shtëpi. Burime pranë Uejn Runit kanë deklaruar për mediat se anglezi thjesht po tregohej i sjellshëm dhe po e ndihmonte atë për të shkuar në shtëpi pasi ajo ishte e dehur dhe nuk mund ta ngiste vetë makinën. Sigurisht që në tabloidet angleze kanë filluar menjëherë aludimet për tradhti bashkëshor­tore. Ndërkohë, gjatë kontrollit, policia e cilësoi Runin të dehur, duke e arrestuar pasi testet treguan se kishte kaluar trefishin e normës së lejuar të alkoolit. Ai u shoqërua në komisariat ku kaloi natën dhe u la i lirë vetëm gjatë drekës së sotme. Për sulmuesin anglez është ngritur padia për dhënie të automjetit nën efektin e alkoolit dhe normalisht që shumë shpejt pritet që të paraqitet përballë gjykatës së profesiona­lizuar për të tilla çështje.

 ??  ?? Uejn Runi, pasi la rajonin e policisë, mëngjesin e djeshëm
Uejn Runi, pasi la rajonin e policisë, mëngjesin e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania