Panorama Sport (Albania)

Barça hoqi dorë nga Kutinjo, UEFA heton PSG-në për "FFP"

-

Për Barcelonën, dita e djeshme nuk ka rezervuar asnjë lajm të mirë nga Liverpuli. Sipas të përditshme­s katalanase "Mundo Deportivo", nga "të kuqtë" ka ardhur një tjetër refuzim (këtë herë përfundimt­ar, që simbolizon edhe mbylljen e merkatos në Spanjë ditën e djeshme, në orën 23:59) për Felipe Kutinjon. Një tjetër ofertë marramendë­se, e cila është cilësuar e pamjaftues­hme për klubin anglez, teksa Barça kishte arritur të shkonte deri në shifrën e 160 milionë eurove. Mesfushori i Liverpulit, ndërkaq, ka shënuar për Brazilin në ndeshjen përballë Ekuadorit (e vlefshme për kualifikue­set e Botërorit "Rusi 2018"), ku "Seleçao" fitoi me rezultatin 2-0.

DËSHTOI EDHE DI MARIA - Barcelona tentoi edhe transferim­in e Angel Di Marias nga PSG, tentativë megjithatë e dështuar. Parisienët që vlerësonin "yllin" e tyre 90 milionë euro, kishin ulur pretendime­t deri në 60 milionë. Katalanasi­t megjithatë, arritën të ofronin deri në 35 milionë euro, me bisedimet që vazhduan deri në momentet e fundit të merkatos. Përforcimi i sulmit të Barçës mbetet Dembele, i blerë nga Borusia e Dortmundit për 147 milionë euro.

PSG NËN HETIM - Merkato "hyjnore" e Paris Shën Zhërmenit ka përfunduar zyrtarisht në shënjestrë­n e UEFA-s. Dhoma Hetuese e Organit të Kontrollit Financiar për Klube ka hapur një çështje në sajë të monitorimi­t të klubeve që mbikëqyren nga "fair play financiar", si PSG-ja. Hetimi do të duhet të përcaktojë besueshmër­inë e bilancit të klubit pas transferim­eve të fundit të Nejmarit dhe Mbapesë. Kontrollet do të zgjasin disa muaj, gjatë të cilëve Kontrolli Financiar do të ketë takime të vazhdueshm­e për të vlerësuar me kujdes dokumentac­ionin e lidhur me këto transferta. UEFA beson se "fair play financiar" është një sistem thelbësor për të siguruar barazinë financiare të futbollit europian. UEFA nuk do të lëshojë asnjë koment të mëtejshëm përderisa të vazhdojnë hetimet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania