Panorama Sport (Albania)

Argjentina, huq me Ikardin

Mesi&CO, një pikë e hidhur ndaj Uruguait, por ende në lojë falë harakirit të Vidalit

-

Në orët e para të ditës së djeshme, Uruguai dhe Argjentina frenuan njëratjetr­ën në një barazim pa gola, në një sfidë ku rastet ishin aq të pakta, në raport me sulmet e të dyja skuadrave. Kavani dhe Suarez prisnin në shtëpinë e tyre Mesin, Dibalën dhe Ikardin që rikthehej të luante me kombëtaren pas 4 vjetësh. Për kapitenin e Interit një penallti e mohuar nuk mjafton për të justifikua­r thirrjen, pasi prej tij pritej më shumë duke parë se për t'i bërë vend në tredhëmbës­h Sampaoli kishte lënë në shtëpi një profesioni­st goli si Gonzalo Higuain. Në kampin uruguaian, Luis Suarez u sforcua të mos mungonte në supersfidë­n e vlefshme për javën e 15-të të eliminator­eve për "Rusi 2018", por iu desh të ndalej për shkak dëmtimi duke futur rishtazi në ankth Barcelonën. Në radhët e Argjentinë­s debutim edhe për trajnerin Horge Sampaoli, i cili nëse marrim për bazë rezultatin e ndeshjes nuk mund të thuhet se kishte bërë ndryshime të mëdha në nivel loje. Ylli absolut Lionel Mesi, i cili ishte nismëtari i rreziqeve të pakta nga të tijtë. Argjentina bëri pak për të siguruar tri pikët që do t'i jepnin pozita më komode në renditje, teksa rrezikoi shumë në minutën e 32të kur një goditje e Suarez nga 30 metra rrezikoi portën e Romeros. Tjetër kombinim RodrigezKa­vani pesë minuta më pas vuri në provë ish-gardianin e Sampdorias. Rreziqet e vetme argjentina­se erdhën nga një goditje nga larg e Biljas dhe nga një kombinim Dibale-Mesi me këtë të fundit që u ndal nga Muslera. Një goditje dënimi e "Pleshtit" dhe një tentativë e Ikardit (një penallti e mohuar gjithashtu) ishin rastet e vetme në një pjesë të dytë të vakët në aksione dhe volum loje nga dy ekipet, të cilat ndanë nga një pikë që nuk ndihmon renditjen e asnjërës, sidomos atë të Argjentinë­s, e cila nëse nuk ndryshon ritëm në ndeshjes e radhës, rrezikon kualifikim­in direkt në Botërorin rus.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania