Panorama Sport (Albania)

Ronaldo thyen rekordin e Pelesë: Goli me roveshatë ishte një fiksim i vjetër i imi

Parakalon braziliani­n në listën e golashënue­sve në rang kombëtares­h

-

Golat nuk janë diçka që ka munguar ndonjëherë në karrierën e Kristiano Ronaldos. Vetëm me fanellën e Portugalis­ë janë 78 realizime në total, të mjaftueshm­e për të kapërcyer Pelenë në listën FIFA të golashënue­sve më të mirë në rang kombëtares­h. Synimi i radhës është vendi i tretë që mbahet nga japonezi Kamamoto me 80 gola. Edhe 84 realizimet e një ish-ylli madrilen si Ferenc Pushkash nuk duken mision aq i pamundur sa mund të jetë rekordmeni Ali Daei, sulmuesi që me fanellën e Iranit ka arritur të shënojë plot 104 herë. Mbrëmjen e së enjtes ndaj Ishujve Faroe ishte rasti i duhur për të shtuar sasinë e golave dhe Ronaldo përfitoi duke realizuar një tripletë për të cilën, siç e do zakoni, mori edhe topin në shtëpi me autografët e të gjithë ekipit.

Megjithatë, ndaj kombëtares së ishujve të vegjël skandinavë 32- vjeçari realizoi edhe një gol me roveshatë që me sa dukej ishte një fiksim ende i pahequr nga mendja e portugezit. Siç e konfirmon edhe vetë luzitani në deklaratën për shtyp pas ndeshjes, një rrjetë e tillë ishte një dëshirë e tij prej kohësh: "Gjërat shkuan në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj Ishujve Faroe. Ne bëmë lëvizjet e duhura dhe vazhduam luftën deri në fund, pavarësish­t se rezultati na lejonte të menaxhonim ritmin. Për sa u përket golave, normalisht që jam i gëzuar, sidomos për atë me roveshatë. Një rrjetë e shënuar në atë mënyrë ishte prej kohësh një dëshirë e imja pasi ishte diçka që më mungonte dhe për këtë falënderoj Zotin. Mezi pres të shoh përsëritje­n pasi nuk e kam parë ende. Performanc­a e madhe e Rondaldos ndihmoi Portugalin­ë të mbetet në vendin e dytë të Grupit B me 18 pikë kundër 21 pikëve të Zvicrës që kryeson. Kampionët e Europës në fuqi nuk mund të lejojnë vetes një ndalesë nesër kundër Hungarisë. Edhe kapiteni portugez është i të njëjtit mendim teksa mbylli deklaratën e tij për mediat duke shpjeguar: "Në rrugën tonë kemi ende Hungarinë, pastaj shkojmë në Andorrë dhe më pas ne ndeshemi me Zvicrën në shtëpi. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. E dimë se do të jetë një lojë e vështirë, por kemi një ekip cilësor, i sigurt që pas kësaj fitoreje shkojmë me moralin e lartë. Do të jetë një betejë e vështirë, por duhet të besojmë në kualifikim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania