Panorama Sport (Albania)

"Asnjë peng nga merkato, ja synimi në grupe"

-

Ilir Daja nuk ka asnjë peng nga merkato. Trajneri i Skënderbeu­t është i kënaqur me blerjet e bëra, megjithatë thekson se vlerat e tyre tashmë do të shihen në fushë. Në konferencë­n e dhënë dje për mediat, numri një i stolit flet edhe për synimet, ndërsa titulli mbetet prioritet. E pranon që kalimi i grupeve është i vështirë, por korçarët do ta tentojnë mrekullinë. Daja, i kënaqur nga merkato dhe e keni ndonjë peng? Do të jem i kënaqur kur lojtarët t'i shoh në fushë. Janë cilësorë, por tashmë duhet që niveli cilësor i tyre të përshtatet me atë të grupit. Pengje nuk kam. Kemi marrë ata që na duheshin. Duke e marrë të mirëqenë faktin që janë lojtarë cilësorë. A e çon Skënderbeu­n ky grup te titulli kampion? Skënderbeu gjithnjë synon titullin kampion. Të mos harrojmë që konkurrenc­a është e fortë, pasi edhe ekipet e tjera kanë bërë merkato. Por, sigurisht që kjo nuk i ndryshon objektivat tona. Mbeten edhe gjashtë ditë merkato, çfarë pret Ilir Daja?

Të them të drejtën kemi një grup lojtarësh, përfshi edhe Karimin, me konkurrenc­ë shumë të fortë. Ky kontingjen­t ka dhe anën tjetër që do të jenë të gjithë të gatshëm, pasi kemi tre kompeticio­ne ku do të luajmë. Duhet patjetër të bëjmë rrotacion, por pa humbur cilësinë.

E prisni Albi Dokën?

Të them të drejtën e kam lexuar në media një gjë të tillë. Çdo njeri që ka vlera është i rëndësishë­m për Skënderbeu­n. Por kjo i takon presidencë­s.

Partizani, Kukësi dhe Flamurtari, këta parashikon­i si rivalë?

Pa dyshim që Partizani dhe Kukësi do të kenë të njëjtin qëllim si ne, por pretendent­ët do t'i shohim kur të nisë sezoni.

Po në Europë cilat janë objektivat tuaja?

Niveli i futbollit shqiptar nuk është në atë stad për të pretenduar kalimin e grupeve, por ne do ta tentojmë.

Me Flamurtari­n shohim të njëjtin Skënderbe europian?

Natyrisht është një objektiv më i vështirë. Nëse në Europë ishim të kujdesshëm, pasi ishte me sistem eliminimi, tani duhet fitorja. Kështu që do të sulmojmë, por do të duhet të ruajmë balancat në mbrojtje. Këtë duhet ta bëjmë që ta nisim mbarë kampionati­n. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania