Panorama Sport (Albania)

Shiriti i kapitenit, Duro ua kalon topin drejtuesve

"Rivalët tanë janë më të fortë, ja pse bëra revolucion në Vlorë"

- ERMAL SIKA

Shpëtim Duro "skanon" Flamurtari­n. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", trajneri Duro analizon fazën përgatitor­e, ekipin e ri, flet për pritshmëri­të, por edhe për çështjen e kapitenit. Ai ua kalon topin drejtuesve që të vendosin kush do të mbajë shiritin.

Profesor, merkato u mbyll dhe Flamurtari nuk pati ndonjë surprizë. Përse?

Jo, nuk pati më afrime të lojtarëve. Merkaton ne e kemi mbyllur që para disa javësh, pasi grupin e kemi të kompletuar.

Jeni në presion që keni ndërtuar një ekip të ri dhe përgjegjës­i mbi ju?

Në futboll janë ndeshjet, rezultatet dhe presioni. Natyrisht që presioni i trajnerit është përgjegjës­i, pavarësish­t nëse e ke ndërtuar ti apo jo skuadrën.

Ky Flamurtar mendoni se është vetëm për Europë apo mund të synojë edhe ndonjë trofe?

Gjërat do t'i marrim hap pas hapi dhe të jemi realistë. Unë kam ndryshuar skuadrën totalisht, sepse gjykova se kjo duhej të bëhej. Jo se doja unë, pasi nuk ka trajner që të gjejë një skuadër nga fillimi, pasi vështirësi­të dihen, por duhen bërë. Objektivat duhet të shikohen gradualish­t, pasi dihet që ne jemi një hap mbrapa nga skuadra si Partizani, Skënderbeu dhe Kukësi që dominojnë prej vitesh futbollin shqiptar dhe janë skuadra të kristalizu­ara.

Por kjo, jo se ne nuk jemi aty për të bërë gjithçka në këtë kampionat.

Gjatë fazës përgatitor­e, keni pasur kritika për lojtarët, veçanërish­t për Alvesh. Nga cilët prisni më shumë?

Faza përgatitor­e ka qenë e shkëlqyer, profesiona­le dhe serioze. Jam shumë i kënaqur nga skuadra në të gjitha aspektet, seriozitet­i, disiplina, programi që është realizuar 100%. Ndeshjet miqësore janë për të parë anët pozitive dhe negative. Natyrisht që kërkoj për Alveshin dhe Bushiçin pasi janë e vetmja pjesë në skuadër që unë nuk kam prekur. Ata

janë lojtarë që jo vetëm unë pres më shumë dhe presidenti, por edhe tifozët vlonjatë presin shumë prej tyre. Kjo sepse ata janë lojtarë me cilësi dhe prandaj nuk i kam prekur, pasi kam besim se këta dy lojtarë do të japin më shumë. Pres më shumë nga kjo dyshe e sulmit.

Cilat janë pengjet tuaja të merkatos dhe nëse mund të na zbuloni cilët lojtarë keni dashur dhe me të cilët nuk është realizuar?

Merkato nuk realizohet 100% pasi lojtarët janë me kontrata. Mendoj se kam bërë mirë. Ju i keni përcjellë kërkesat e mia që nga momenti i ndërtimit të skuadrës, janë emrat që ju futbollist­ët që keni publikuar në gazeta. Por nuk realizohen për arsye të ndryshme sidomos për kontratat që kanë pasur. Por unë kam ndërtuar një ekip sipas ideve të mia. Ju thashë që nuk kam prekur vetëm sulmin. Natyrisht që kam pasur biseda me sulmues, por duke pasur besim te dyshja e sulmit AlveshBush­iç nuk mund të merrja sulmues të tjerë.

Me Skënderbeu­n në transfertë ndeshja e parë e këtij sezoni. Cili është komenti juaj?

Luajmë me skuadrën më të mirë të kampionati­t shqiptar dhe momentalis­ht më në formë, duke pasur parasysh sukseset e fundit. Por unë e kam thënë dhe e them përsëri që respektoj të gjithë këta kundërshta­rë dhe në veçanti Skënderbeu­n për atë që ka bërë gjatë verës, por kam besim te skuadra ime dhe nuk kam frikë nga asnjë skuadër në kampionati­n shqiptar. Si do të jenë rezultatet, t'ia lëmë të ardhmes.

Kush do të jetë kapiteni i Flamurtari­t? Në miqësore e mbajti shiritin Bushiç.

Njëri do të ishte kapiten, pasi nuk ishte Veliu në atë ndeshje. Por unë e kam thënë që nuk më intereson shumë kapiteni, atë do ta vendosin drejtuesit. Unë dua që kapiteni të mos jetë vetëm kapiten, por edhe lojtari më i mirë në skuadër dhe me rendiment. Nuk është vetëm të vendosësh shiritin në krahë, unë dua që lojtarët të kryejnë rolin e kapitenit në fushën e lojës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania