Panorama Sport (Albania)

Partizani, merkato me kosto... zero

" emat" nuk kanë shpenzuar për kartonët, por rrogat janë të larta, spikat Edgar ani

- ILIR CARA

Partizani i epokës "Moxhi" ka nisur me ndryshime rrënjësore, proces i cili e ka zanafillën pas eliminimit të "demave" nga Liga e Europës, më 6 korrik. Për Europën të kuqtë bënë vetëm tri afrime, pikërisht dy ish- lojtarë të Teutës, Blerim Kotobelli dhe Gerhard Progni, si dhe kamerunasi Mustafa Enok Xhixhiua. Me përcaktimi­n e stafit të ri teknik, me në krye ish- mbrojtësin e Juventusit dhe Kombëtares së Italisë, Mark Iuliano, vërshuan edhe prurjet, të cilat kanë qenë të gjitha nga tregu i huaj. Nga 14 përforcime­t e kryera nga Partizani në këtë merkato (mbetet të zyrtarizoh­et brazil-

iani i rekomandua­r nga Bebeto, Uarlej Gleison dos Santos Alvesh), mbizotëroj­në prurjet nga tregu italian, treg i cili njihet mirë nga drejtuesit e rinj të skuadrës. Ndonëse afrimet kanë qenë voluminoze, siç ndodh zakonisht në futbollin shqiptar, Partizani nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për të siguruar kartonët e futbollist­ëve të afruar. Përveç hungarezit Kristjan Adorian, që ka ardhur në formë huazimi, pjesa tjetër e futbollist­ëve thuhet se ka ardhur falas te "demat". Te këto prurje bën pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Edgar Çani, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare me kryeqyteta­sit. Nëse të kuqtë janë treguar të zgjuar në afrime, duke përforcuar grupin me një kosto zero, shpenzimet që do t'i përndjekin gjatë sezonit të ri, parashikoh­et të jenë më të mëdhatë në Kategorinë Superiore. Rrogat e lojtarëve të afruar kërkojnë një buxhet të madh, pasi me Edgar Çanin të kuqtë kanë vendosur një rekord të pakonceptu­ar më parë. Sulmuesi 28-vjeçar thuhet se përfiton një rrogë rreth 20 mijë euro në muaj, çka tregon se investimi i presidenti­t Demi dhe bashkëpunë­torëve të tij është i madh, në funksion të fitimit të titullit kampion, trofe i cili mungon që nga viti 1993. Afrimet e kryera mendohet se do t'i shërbejnë klubit për të tashmen, por edhe për të ardhmen, pasi janë afruar disa elementë të rinj dhe të perspektiv­ës, nga promovimi i të cilëve Partizani mund të përfitojë edhe financiari­sht duke i bërë gati për tregun e huaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania