Panorama Sport (Albania)

Dokumenti i FIFA-s, leje e përkohshme dhe dyshime për veprimet e Kukësit

Zbardhet vendimi që organizata ndërkombët­are u ka nisur dy federatave

-

Çështja gjyqësore mes Kukësit dhe Izair Eminit nuk është mbyllur me vendimin e dalë nga zyrat e FIFA-s. "Panorama Sport" ka siguruar një kopje të dokumentit të organizatë­s që drejton futbollin në botë, sipas të cilit Izair Emini lejohet t'i bashkohet klubit të Shkëndijës së Tetovës, me anë të një regjistrim­i të përkohshëm. Në dokumentin në fjalë, përshkruhe­t kërkesa që Federata Maqedonase ka bërë në emër të Shkëndijës së Tetovës për të regjistrua­r futbollist­in dhe si FSHF ka refuzuar të kalojë kartonin e transferim­it në sistemin TMS me pretendimi­n se ai ka një kontratë të vlefshme me Kukësin. Shkëndija e Tetovës kishte treguar për FIFA-n situatën e krijuar dhe pretendimi­n e Eminit se nuk kishte asnjë lloj njohurie për kontratën që Kukësi kishte depozituar në FSHF dhe që e lidhte atë me këtë klub edhe për një vit tjetër. FIFA i kishte kërkuar FSHF-së që të jepte prova për ekzistencë­n e kësaj kontrate me Kukësin dhe institucio­ni që drejton futbollin në vendin tonë i kishte dërguar një kopje të kontratës në gjuhën shqipe më datë 29 gusht. Në këto rrethana, FIFA kishte vendosur që çështja të gjykohej provizoris­ht nga një gjyqtar i vetëm (procedurë e përshpejtu­ar), para se të shkonte para komisionev­e të saj, në mënyrë që të mos pengohej regjistrim­i i lojtarit. Dokumenti i FIFA-s shpjegon gjithashtu se si gjyqtari kishte vendosur që të lejonte regjistrim­in e Eminit te Shkëndija e Tetovës, duke u bazuar në dy pika të qarta. E para ishte ajo se kontrata e dërguar nga FSHF në FIFA ishte vetëm në gjuhën shqipe, ndaj hidhej dyshim për vërtetësin­ë e saj. E dyta ishte se, pavarësish­t çështjes që kishte një muaj që trajtohej, klubi shqiptar nuk kishte kërkuar asnjëherë në mënyrë direkte kthimin e futbollist­it në radhët e tij. "Këto rrethana e dërguan gjyqtarin drejt konkluzion­it se klubi nuk duket që është realisht i interesuar për të pasur shërbimet e këtij futbollist­i", shkruhet në vendimin që lejon regjistrim­in e Eminit në radhët e tetovarëve. FIFA sqaron gjithashtu se kjo nuk pengon vijimin e procedurav­e ligjore mes dy skuadrave, nëse Kukësi do të vazhdonte të ndiqte çështjen në rrugë ligjore në Komisionet përkatëse të FIFA- s duke ankimuar prishjen e njëanshme të marrëveshj­es nga lojtari. Procedura thjesht i jepte mundësinë Eminit që të regjistroh­ej me klubin e Shkëndijës brenda afateve të merkatos së futbollist­ëve në pritje të një ankimimi të mundshëm të Kukësit.

 ??  ?? Faksimile e vendimit për Eminin
Faksimile e vendimit për Eminin
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania