Panorama Sport (Albania)

Lushnja krenohet me katër miqësoret e fundit

-

Lushnjarët e kanë mbyllur muajin gusht me katër fitore, në pesë miqësore të luajtura për këtë muaj. Të gjitha takimet testuese janë zhvilluar jashtë shtëpisë, për shkak të rikonstruk­sionit të stadiumit "Roza Haxhiu". Pas miqësores me Leçen, në fillim të gushtit, të cilën lushnjarët e humbën me rezultatin 0-4, verdhejesh­ilët kanë zhvilluar katër takime testuese në 10 ditë, duke i fituar të gjitha përballjet. 2-0, ndaj Shkumbinit dhe Apolonisë, që militojnë në Kategorinë e Parë. Dy goleada ndaj Albpetroli­t (5-0) dhe Luzit(4-0), që janë në Kategorinë e Dytë. Skuadra e teknikut Artan Bano ka qenë një makineri golash duke shënuar 13 gola dhe mos pësuar asnjë gol në sfidat e luajtura në Shqipëri. Portierët Bejte dhe Spaho, që janë aktivizuar në katër miqësoret e fundit, e kanë ruajtur rrjetën të paprekur. Për sa u përket golave të shënuar te Lushnja e kanë dërguar topin në rrjetë të gjithë, nga mbrojtja në sulm. Canka, Pepa dhe Branica kanë shënuar nga dy gola. Mesfushorë­t Vodo e Shkullaku nga një gol. Tre gola për repartin mbrojtës me firmat e Byzhytit, Prençit dhe Bufasit. Ndërkohë, lushnjarët kanë mbyllur praktikish­t merkaton, por Ervis Kaja, edhe pse ka arritur marrëveshj­e në parim dhe po stërvitet me ekipin, nuk ka firmosur ende. Përpos ndonjë afrimi të mundshëm në minutën e fundit, skuadra verdhejesh­ile duket gati për të përgatitur premierën me Vllazninë. Sezonin e kaluar lushnjarët e nisën me këmbën e mbarë duke mundur 1-0, në shtëpi, Tomorin me golin e Endri Maganit. Edhe këtë sezon Lushnja e nis si "shtëpiake" dhe përballë verdhëjesh­ilëve është Vllaznia. "Ekipi është përgatitur mirë dhe kemi qenë të impenjuar në punën tonë. Kemi një javë të rëndësishm­e për të përgatitur ndeshja dhe Lushnja synon të bëjë më të mirën në Kategorinë Superiore", u shpreh mbrojtësi Endri Magani. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania