Panorama Sport (Albania)

Kronologji­a Si nisi konflikti mes Eminit dhe Kukësit

-

Konflikti midis sulmuesit shqiptar nga Maqedonia, Izair Emini, dhe Kukësit nisi pas ndeshjes me Sherif Tiraspol, ku 31-vjeçari ishte lojtari më i mirë duke shënuar një gol dhe dha asist për Pejiçin. Mbas këtij takimi, drejtuesit e Kukësit u bindën plotësisht se në gjirin e tyre kishin një "xhevahir". Më 20 korrik, Kukësi depozitoi një kontratë, në të cilën shkruhej se Emini ishte dhe për një vit nën kontratë me verilindor­ët. Por lojtari dhe përfaqësue­si i tij ligjor e quajtën të paligjshëm dhe e kontestuan. Klubi pretendoi se Emini ishte nën kontratë edhe për një vit, ndërkohë që vetë lojtari kishte bërë të gjitha kërkesat për t'u larguar, pasi ai zotëronte dhe i përmbahej kontratës që kishte firmosur për një vit e gjysmë, e cila e lidhte nga janari i 2016ës deri në përfundim të sezonit 2016- 2017. Por klubi, pas ndeshjes me Sherif Tiraspolin ka depozituar një kontratë që e lidh dhe për sezonin 20172018. Emini mbërriti në Tiranë në fillim të gushtit dhe kërkoi që të merrte lejen e kalimit nga Kukësi dhe çdo gjë të zgjidhej me mirëkuptim, por klubi ka insistuar se ai duhet të zbatonte kontratën. Zyra juridike që Emini kishte kontraktua­r filloi punën për zgjidhjen e këtij ngërçi, ku në kërkesat e saj ishte së pari vetëm zgjidhja e konfliktit mes lojtarit e klubit dhe sulmuesi të fitonte të drejtën për të qenë i lirë. Padia në FIFA u bë pasi përfaqësue­si ligjor i lojtarit kishte dërguar një kërkesë në FSHF, për të marrë një informacio­n të plotë dhe të detajuar për situatën dhe pretendime­t e klientit të tij. Por, FSHF u dha përgjigje negative duke i dhënë të drejtë klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania