Panorama Sport (Albania)

Kashami i bindur: Apolonia synon Superioren

"Skuadra do vlerësojë edhe Kupën e Shqipërisë"

- MIKEL MBRIÇAJ

Skuadra fierake, nën drejtimin e trajnerit Ndriçim Kashami, po punon me intensitet dhe ngarkesa të larta. Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri u shpreh: "Nga skuadra janë larguar disa futbollist­ë që mbyllën sezonin e kaluar, por ndërkohë po afrohen dhe do të afrohen të tjerë në moshë të re, por cilësorë, që i janë nënshtruar provës prej më shumë se një jave. Në përgjithës­i jam i kënaqur nga impenjimi dhe niveli që kanë treguar lojtarët gjatë stërvitjes, por dhe në ndeshjet miqësore të zhvilluara". Për sa i përket merkatos, trajneri kavajas i Apolonisë thotë: "Merkato e skuadrës sonë vazhdon pak e ngadaltë, por e mirëmendua­r për të mos afruar lojtarë për emër, por të rinj në moshë, sipas strategjis­ë që po ndjek dhe klubi, cilësorë e me të ardhme. Besoj se shumë shpejt do t'i zëvendësoj­më të gjithë vendet vakant të mbetura nga të larguarit". Më tej, tekniku Kashami ka folur për vazhdimin e stërvitjes dhe axhendën e skuadrës së tij për periudhën deri në startin e kampionati­t të ri. "Skuadra do të vazhdojë rregullish­t stërvitjen sipas programit dhe periudha dyjavore deri në startin e kampionati­t të ri do të na shërbejë për t'u përforcuar akoma më shumë në të gjitha aspektet. Gjatë kësaj jave do të luajmë një tjetër ndeshje miqësore me Flamurtari­n dhe, pas ndeshjes me Lushnjën për Kupë, pritet të zhvillojmë të shtunën e ardhshme dhe një ndeshje tjetër me Albpetroli­n. Deri tani, skuadra është stërvitur me 2 seanca stërvitore në ditë dhe me ngarkesa të larta, në mënyrë që lojtarët të marrin gjithçka të nevojshme për sezonin e ri futbollist­ik. Apolonia për sezonin e ri do të ketë si objektiv kryesor pozicionim­in mes 2-3 ekipeve më të mira të grupit, duke synuar ngjitjen në Superiore". Gjithashtu, Kashami ka folur dhe për kompeticio­nin e Kupës së Shqipërisë që fillon më 6 shtator. Për teknikun, skuadra do t'i vlerësojë drejt edhe ndeshjet e këtij kompeticio­ni të rëndësishë­m dhe do të synojë të shkojë sa më lart të jetë e mundur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania