Panorama Sport (Albania)

Erzeni me 5 yje, tronditet Studenti

Trajneri Sako: Objektivi i skuadrës do të jetë katërshja e parë në kampionat

- OLGERT SERANI

Garës për titullin ka mpion në volejbol lin e meshkujve i shtohet këtë edicion edhe skuadra e Erzenit. Sinjali i parë ishte besimi që i dha presidenca shijakase trajnerit të mirënjohur Arben Sako, ish-i i Studentit dhe së fundmi përforcimi me jo pak, por plot pesë lojtarë që ka bërë kjo skuadër me histori në volejbolli­n shqiptar ndër vite. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", tekniku kryeqyteta­s u shpreh optimist për aventurën, teksa ka marrë me vete edhe lojtarë që i kishte nën urdhrat e tij një sezon më parë. "Deri tani stërvitja ka shkuar shumë mirë. Po bëjmë çmos për të krijuar të gjitha kushtet. Së fundmi

kemi ardhur nga Kosova, ku zhvilluam një fazë përgatitor­e 10-ditore. Objektivi? Me elementët që kam në dispozicio­n dhe me stërvitjen që po bëjmë, them se skuadra do të jetë në katërshen më të mirë të kampionati­t shqiptar. Objektivat e Erzenit janë të qarta tani. Me përforcime­t që ka bërë në merkaton e verës, me stafin dhe me punën e mirë që po bën bashkia dhe, në mënyrë të veçantë, kryetari i bashkisë duke krijuar kushte shumë të mira të stërvitjes, pretendime­t janë mëdha për këtë edicion", u shpreh Sako. Java e parë që nis më 30 shtator do të shohë përballë trajnerit Sako pikërisht ish-ekipin e tij, Studenti. "Më bëhet qejfi që shorti ka përcaktuar në javën e parë përballjen me ish-skuadrën time. Do ta vlerësoj shumë drejt dhe po kaq seriozisht. Sa u përket përforcime­ve, përveç grupit të një sezoni më parë, kemi afruar edhe pesë lojtarë të tjerë. Adri Arapi, Asmend Kula ( qendrën e kombëtares), libero Kristi Bërdufi, Ani Çullhaj dhe Andi Lundrën. Studentit nuk ia mora të gjitha, lashë edhe disa që të ekzistoj edhe Studenti si ekip. Ndërsa nga ekipi i vjetshëm i Erzenit është ruajtur bërthama me disa ndryshime të vogla. Pjesë e stafit teknik është ish-trajneri i vjetshëm Rezart Muka", deklaroi trajneri Sako. Kësisoj, veç kryeqyteti­t dhe kampionëve në fuqi të Vllaznisë, edhe Erzeni hedh kandidatur­ën për të shpresuar te trofetë sezonalë, ku pa dyshim më e rëndësishm­ja është titulli kampion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania