Panorama Sport (Albania)

Operohet Valentino Rosi, 40 ditë jashtë Botërorit

-

Valentino Rosi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjika­le në gju në spitalin e Ankonas pas aksidentit të frikshëm të një dite më parë në Borgo Pace, ndërsa stërvitej me motorë enduro. "Kur u zgjova këtë mëngjes u ndjeva më mirë. Më vjen keq për atë që ka ndodhur, tani dua të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur. E falënderoj të gjithë stafin e spitalit, veçanërish­t Dr. Paskarela, i cili më operoi", ishin fjalët e para të pilotit të Yamahas. Ndërhyrja u krye nga Dr. Rafaele Paskarella, shefi i pavijonit të ortopedisë dhe traumatolo­gjisë në Spitalin Universita­r, mes orës dy dhe tre të mëngjesit. Siç njoftoi Yamaha, operacioni shkoi me sukses dhe Rosit i janë vendosur shufra hekuri. "Valentino është mirë dhe mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishm­e për ne dhe për tifozët. Pas ekzaminimi­t mjekësor u konstatua një frakturë në këmbë. Operacioni zgjati rreth një orë dhe u mbyll me sukses", sqaroi Prof. Rafaele Paskarela. Por sa do të jetë koha e riaftësimi­t dhe kur do të jetë në gjendje të rikthehet piloti në pistë? "Do të varet shumë prej tij, por sigurisht do të duhet të pushojë 30-40 ditë. Shpresoj që pas 2 ose 3 ditësh do të lërë spitalin". Kirurgu ka deklaruar gjithashtu se Rosi nuk do t'i nënshtrohe­t fazës së rehabiliti­mit në spitalin e Ankonës, por ka shumë të ngjarë të vijojë me terapinë në shtëpi ose në ndonjë qendër të specializu­ar.

Reparti i blinduar - Departamen­ti i Ortopedisë dhe Traumatolo­gjisë në katin e katërt të spitalit Torete në Ankona, ku Valentino Rosi është shtruar pas operacioni­t, është totalisht "i blinduar". Dyert janë të gjitha "të kamufluara" për të siguruar privatësin­ë e pilotit. Gjithashtu për të evituar ndonjë kureshtar të rastit nëpër korridoret e spitalit ka një mbikëqyrje të fortë nga spitali me roje private dhe polici. Sipas asaj që është mësuar, i pranishëm në dhomën e Valentinos ka qenë vetëm mamaja e tij Stefania Palma. Precedentë­t - Nuk është hera e parë këtë edicion që "Doktori" rrezikon shumë. Në muajin maj, ai u përfshi në një aksident me "motocross" në Kavalara. Pasojat: një traumë në gjoks, por që nuk e ndali atë që të rreshtohej në vijën e startit në fundjavën e ardhshme në Muxhelo. Së fundmi, me një fazë rehabiliti­mi gati 40ditore, ai do të humbasë të paktën dy "Grand Prix"- e dhe supozohet të rikthehet në mes të tetorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania