Panorama Sport (Albania)

Ambrozini: Milani im s'kishte nevojë për revolucion­e

"Shiriti iu dha Bonuçit? Pyesni Montolivon si ndihet"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Masimo Ambrozini, në një intervistë për të përditshme­n italiane "Tuttosport", ka folur për merkaton e Milanit, duke mos kursyer edhe krahasimet me të kaluarën. Në fjalën e tij, 40-vjeçari nuk la pa përmendur Bonuçin, Donarumën dhe disa tema të aktualitet­it kuqezi. Në lidhje me afrimet e kësaj vere, ish-mesfushori deklaroi: "Më pëlqen entuziazmi që kanë sjellë lojtarët e rinj. Më shqetëson disi fakti se një skuadër do kohë për t'u kolauduar, por kjo do të jetë edhe një sfidë magjepsëse". Për sa i përket kapitenit të ri kuqezi, Ambro shpjegoi këndvështr­imin e tij: "Ishte një operacion që më habiti për shpejtësin­ë me të cilën u zhvillua. Për lojtarin është një sfidë fantastike, ndërsa sa i përket shiritit duhet pyetur Montolivo nëse ishte zgjedhje e drejtë".

Teksa foli për ekipin, ishmesfush­ori u ndal në dy pika. Në lidhje me repartin e tërhequr, ai tha: "Ardhja e Bonuçit ia shton vlerat Milanit, për më tepër që mund të ndihmojë rritjen e një mbrojtësi me talent të madh si Romanjoli. Nëse ndjek këshillat dhe përmirësoh­et në disa aspekte, pa dyshim që numri 13 kuqezi mund të bëhet ndër më të mirët në botë. Rinovimi i Xhixhos është arritje, nga dilemë u kthye në siguri". "Djalli" bleu Nikola Kaliniçin dhe Andre Silvën, por nuk parashikoi shpërthimi­n e Patrik Kutrones. Për Ambrozinin, ky është edhe ekuacioni më i vështirë për Montelën: "Zgjedhjet e trajnerit

në kampionat vendosin fatin e Milanit, pasi Seria A është dera për Champion'-in. Silva ka nevojë për pak kohë për t'u përshtatur, ndërsa nga Kutrone nuk mund të priten 20 gola sezonalë. Së fundmi erdhi dhe Kaliniç, ndaj mendoj se trajneri ka aset, por varet se si i luan". Në fund të intervistë­s, ish-kapiteni kuqezi bëri

edhe një krahasim: "Milani im nuk pati revolucion­e të mëdha. Çdo merkato mjaftonte vetëm një përforcim, pasi baza ishte cilësore. Ishin të tjera kohëra dhe tani Milani e pati të nevojshëm investimin masiv për të vendosur themelet për të ardhmen, ku nuk do të bëhen ndërhyrje të ngjashme me këtë verë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania