Panorama Sport (Albania)

“Barça zhgënjeu, afroi lojtarë jo të denjë”

-

Ksavi Hernandez, lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Barcelonës dhe gjithashtu ish-kapiteni deri përpara një sezoni, ka thënë se: "Barça është momentalis­ht në gjumë", pasi dominoi botën e futbollit. Gjatë një interviste për të përditshme­n spanjolle "Marca", mesfushori aktual i Al-Sad në Katar ka komentuar politikën aktuale të klubit katalanas: "Kam qenë pjesë e një bishe, që tani nuk ekziston më. Barça luan gjithmonë një futboll të bukur, por lojtarët duhet të japin më shumë. Kanë rënë në gjumë, pasi pesë- gjashtë vite më parë futbollist­ët më të mirë në botë ishin te Barcelona", tha Ksavi.

SISTEMI BARÇA - Në skuadrën aktuale, sipas mesfushori­t, "me sistemin klasik të Barcelonës luajnë vetëm pesë ose gjashtë lojtarë: Iniesta, Alaba, Mesi, Pike, Luis Suarez dhe Buskets. Por, duhet të jenë në të njëjtin sistem. Janë blerë lojtarë që nuk i përshtaten". S'DUHEN ALIBI - Sipas Ksavit, "Barça është klubi më i vështirë në botë, sepse gjithmonë kërkohet fitorja dhe loja e bukur. Reali fitoi 3-2 duke u rikthyer nga një paraqitje skandaloze. Ne humbëm dhe nisëm të analizojmë se çfarë nuk shkon mirë, se përse pësuam tre gola, se përse ishin superiorë ndaj nesh. Në Madrid nuk ka një përse, atje duhet të fitosh dhe për këtë nuk ka debat. Te Reali gjithashtu nuk ka pasur luftë për presidencë­n prej vitesh. Kjo ndodh gjithmonë te Barcelona dhe presidenti ka vetëm gjashtë vite mandat", ka analizuar spanjolli. BESNIK NDAJ IDEALIT - Megjithatë, Ksavi beson se Barcelona po përpiqet të luajë si përherë: "Nuk dua ta besoj se po dalin jashtë idealit të tyre për futbollin. Shoh që skuadra po përpiqet të luajë të njëjtin futboll që na dha aq shumë tituj. Nëse ndryshon kjo gjë, do të jetë një katastrofë e vërtetë. Që prej ardhjes së Krojfit te Barça ka ndryshuar gjithçka. Tifozët janë dashuruar me atë stil loje. Nuk e di se çfarë mendimi kanë drejtuesit, por unë nuk dua që skuadra të luajë ndryshe".

MESI MBI KËDO - Ndërkaq, Ksavi ka dashur të vendosë Lionel Mesin mbi këdo: "Ai është një gjeni si në futbollin kolektiv, ashtu edhe individual. Nuk mendoj se po e vonon rinovimin, sepse dëshiron që klubi të bëjë blerje, por pret momentin e duhur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania