Panorama Sport (Albania)

"Perisiç si blerje, në janar do tentojmë për një mbrojtës"

-

Pak mediatik, por funksional për projektin që po merr nismë. Kështu e ka gjykuar drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio, merkaton e klubit zikaltër, pasi tashmë bisedimet janë mbyllur. I ndalur nga gazetarët italianë, për mikrofonat e "Sky Sports", Auzilio ka listuar listën e tij të notave për blerjet, duke i shtyrë gjykimet për fundin e kampionati­t: "Bilancin e bëjmë në fund. Jemi të bindur se kemi arritur të marrim lojtarët më të dobishëm për projektin tonë. E kishim të ditur që disa marrëveshj­e duheshin kryer patjetër, synojmë edhe te të rinjtë që duan të tregojnë vlerat e tyre". PËRFORCIME FUNKSIONAL­E - "Ranokia meriton më shumë", Auzilio ka lënë vend edhe për një batutë në lidhje me Andrea Ranokian, shumë shpesh jo i trajtuar mirë nga tifozët zikaltër: "Nuk dëshironim të bënim asgjë për të cilën nuk ishim të bindur, disa prej objektivëv­e nuk ishin të arritshëm. Synojmë te Ranokia, meriton më shumë konsiderat­ë se ajo që ka marrë. Të penduar? Aspak, mendojmë se kemi arritur të bëjmë lëvizjet e duhura. Jo për mediat, por funksional­e për skuadrën".

PERISIÇ SI BLERJE - "Perisiç është si një blerje", është shprehur me krenari dhe konsiderat­ë drejtuesi sportiv kundrejt mesfushori­t kroat, i kërkuar gjatë nga Mançester Junajtid dhe Zhoze Murinjo, por në fund i bindur për projektin e Luçiano Spaletit: "Arritëm ta mbajmë dhe kjo është si një blerje". Kërkuam Mustafin për mbrojtjen, por kërkesat e tij dhe të klubit ishin shumë të larta. Do vazhdojmë kërkimin në janar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania