Panorama Sport (Albania)

Gafë e Vllaznisë, shiti Vecajn vetëm për 20 mijë euro

-

Vetëm 20 mijë euro u ka kushtuar transferim­i i Uendi Vecajt gjigantëve të Dinamo Zagrebit. "Panorama Sport" zbulon se 20- vjeçari është shitur nga Vllaznia te kroatët për këtë shifër, e cila normalisht është shumë e vogël, kur bëhet fjalë për kalimin te një klub, i cili investon miliona euro për talentet. Duket se nga ky transferim ka dalë shumë më shumë i fituar lojtari, edhe pse klubet kanë arritur një marrëveshj­e që, në rast të rishitjes së Vecajt, Vllaznia të përfitojë 10% të vlerës së kartonit. Është ky "bonusi" i vetëm i kuqebluve nga shitja e mesfushori­t.

Akordi - Prej pasdites së të enjtes, Uendi Vecaj është bërë zyrtarisht pjesë e Dinamos së Zagrebit. Lojtari kaloi me sukses provën dhe pas marrëveshj­es me homologët, shkodranët siguruan shërbimet e tij. Vetë mesfushori,

në një prononcim për gazetën, shprehet i lumtur për realizimin e kësaj ëndrre. Gjithsesi nuk heziton që të falënderoj­ë klubin "mëmë" që i dha mundësinë të promovohet te Dinamo. "Jam shumë i kënaqur që arrita të mbyll marrëveshj­en me një ekip të huaj dhe mbi të gjitha me një klub si Dinamo. Për afro 10 ditë unë jam stërvitur pranë kësaj skuadre, por ende nuk e besoja që do bëhesha pjesë e kroatëve. Më pas drejtuesit e dy klubeve kanë rënë dakord që unë të jem deri në mesin e vitit 2021, pra edhe në sezonin

2020- 2021 pjesë e këtij klubi. Natyrisht që është realizimi i një prej ëndrrave të mia, që të luaj jashtë Shqipërisë dhe për më tepër kur luan me një skuadër si Dinamo. Unë dua të falënderoj edhe drejtuesit e Vllaznia që u treguan të gatshëm si në momentin kur unë shkova për t'u stërvitur me këtë skuadër, po ashtu edhe në arritjen e kësaj marrëveshj­eje. Klubi ka treguar gjithë interesimi­n e tij për të bërë të mundur që unë të vazhdoj një rrugëtim të suksesshëm në karrierën time", u shpreh fillimisht lojtari, i cili sezonin e fundit luajti 14 ndeshje me fanellën e kuqebluve.

Përfitimet - Vetë Vecaj thekson se Vllaznia nuk u bë pengesë për të, megjithatë ai nuk zbulon shumë nga detajet e transferim­it, përveç faktit që klubi kuqeblu ruan 10% të vlerës së kartonit. "Klubi Vllaznia është treguar i gatshëm për këtë transferim, duke mos më penguar në këtë rrugëtim. Nga sa di unë, klubi na ka ndihmuar në këtë lëvizje, ndaj edhe i falënderoj. Nga sa kam informacio­n, shkodranët kanë ruajtur 10% të vlerës së kartonit tim", përfundoi mesfushori. Tani mbetet për t'u parë nëse Dinamo do ta mbajë në radhët e saj për këtë sezon apo do ta huazojë tek ekipet e veta satelit, praktikë që e ka zbatuar shpeshherë me elementë të talentuar. Megjithatë e rëndësishm­e është që Uendi Vecaj ka nisur një rrugëtim të suksesshëm në karrierën e tij. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania