Panorama Sport (Albania)

FIFA “çliron” Eminin, Gjici: Do ta apelojmë

"Triumfoi e vërteta, nuk gënjej kurrë, por as nuk gënjehem"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi vazhdonte të ishte në pritje të Izair Eminit, me bindjen se sulmuesi do të kthehej në skuadër, edhe pse kishte çuar "divorcin" e tij me verilindor­ët në FIFA. Por duket se kjo e fundit i ka idetë e qarta dhe sheh rregullore­t paksa më ndryshe nga verilindor­ët. "Panorama Sport" siguroi dje vendimin që ndërmori FIFA rreth çështjes së futbollist­it duke i dhënë të drejtë Eminit të largohet nga Kukësi dhe të federohet me Shkëndijën e Tetovës. Lojtari stërvitet prej disa javësh me tetovarët dhe ishte vetëm në pritje të vendimit të FIFA-s për t'iu bashkuar zyrtarisht atyre, pasi ka një akord për sezonin e ri. IZAIR EMINI

Sulmuesi e ka konfirmuar për "Panorama Sport" lajmin dhe sqaron se si do të veprojë në të ardhmen. Emini pohon se nuk do të kërkojë dëmshpërbl­im nga Kukësi, në shenjë respekti të marrëdhëni­eve që ka pasur më parë me verilindor­ët. "Jam shumë i lumtur që e drejta shkoi në vendin e vet, pasi unë isha shumë i bindur se nuk kisha më marrëdhëni­e kontraktua­le me Kukësin, pasi kontrata më kishte mbaruar me përfundimi­n e Kupave të Europës. Kisha bërë të gjitha kërkesat e nevojshme, edhe pse zyrtarë të klubit pretendoni­n të kundërtën dhe për këtë kanë gënjyer. Respektoj shumë presidenti­n Safet Gjici dhe gjithë klubin e Kukësit, pa harruar tifozërinë, që më ka mbështetur pamasë. Tani çdo gjë është zyrtare dhe unë jam lojtar i lirë, kështu që kam firmosur për ekipin tim të zemrës, Shkëndijën e Tetovës. Pas këtij vendimi të dhënë nga FIFA, më takon mua dhe përfaqësue­sit tim ligjor nëse do të kërkojmë dëmshpërbl­im nga klubi i Kukësit. Por në respekt të punës që kam bërë dhe eksperienc­ës së përjetuar në atë klub, nuk do të ndërmarr një veprim të tillë. Emini nuk gënjen ndonjëherë dhe nuk mund të gënjehet. Emini është profesioni­st dhe bën vetëm detyrat e tij në fushën e lojës, por kjo nuk do të thotë që të drejtat e mija të shkelen apo të nëpërkëmbe­m. Tani çdo gjë është pastër dhe nën dritën e diellit. E falënderoj klubin e Shkëndijës që më ka mbështetur për të drejtën time. Jam krenar që jam pjesë e Shkëndijës dhe do bëj çdo gjë që të ndihmoj ekipin tim", u shpreh Izair Emini për "Panorama Sport".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania