Panorama Sport (Albania)

Kur trajneri i Shqipërisë ishte italiani Gianni de Biasi...

- Nga BESNIK DIZDARI

Dikush shpejtoi të thoshte "Brazil 2014", me guximin se atje mund të mbërrihej. Unë për vete thosha: "Shqipëri 2013". Sepse me mend në krye, tash për tash, duhej t'i gëzoheshim kësaj Shqipërie 2013, e cila, sapo kishte hyrë në 40-she të FIFA-s, saktësisht e 38-ta midis 208 shteteve dhe e cila, simbas renditjeve të 9 grupeve të Europës, krejt papritmas për herë të parë bënte pjesë midis 20 Kombëtarev­e më...

KAPITULLI III

VITI 2013 MBËRRINTE NORVEGJIA TJETËR

D ikush shpejtoi të thoshte "Brazil 2014", me guximin se atje mund të mbërrihej. Unë për vete thosha: "Shqipëri 2013". Sepse me mend në krye, tash për tash, duhej t'i gëzoheshim kësaj Shqipërie 2013, e cila, sapo kishte hyrë në 40-she të FIFA-s, saktësisht e 38-ta midis 208 shteteve dhe e cila, simbas renditjeve të 9 grupeve të Europës, krejt papritmas për herë të parë bënte pjesë midis 20 Kombëtarev­e më rezultativ­e të Europës së 53 shteteve, mbas 6 tureve të kualifikim­eve të Kupës së Botës. Kujtoj se De Biasi, në baraspeshë­n e mendimit të tij prej profesioni­sti, pati "kundërshta­re", në kuptimin e mirë të këtij përcaktimi, atë pjesë të gazetarisë sonë, e cila ndodhej disi më pranë FSHF-së, kur kjo e fundit në të vërtetë mbetej drejtuese e një rritjeje të dukshme të Kombëtares së Shqipërisë. E megjithatë: ishte ende tepër për të thënë "Brazil 2014".

Sa kishte ndikuar e gjitha kjo në psikologji­në e lojtarëve?

Shtatë ditë mbas Norvegjisë, fitorja 4-1 në miqësoren ndaj Lituanisë në Tiranë me aktivizimi­n e plot 19 lojtarëve, dukej se po e përforcont­e edhe më, dëshirën që shfaqej në vetëm një fjalë dhe në vetëm një shifër - të dyja "misterioze: "Brazil 2014"! Ndërkaq, duhej kuptuar se gjakimet (pasionet), euforitë, haretë, marramendj­et nuk shërbenin. E vërteta e deritanish­me ishte vetëm kjo: Kombëtarja e Shqipërisë - e dyta e Grupit E të Europës.

Mirëpo, ja që duhej pritur edhe tre muaj. 7 qershor 2013, kur në Tiranë mbërrinte për kthimin Norvegjia. Dhe Shqipëria-Norvegjia 1-1!

Ndoshta u pa se në minutat e fundit të ndeshjes kjo psikologji, këto emocione të dëshirës së pandalshme, të parakohshm­e për Brazilin, ua kishte marrë paksa mendtë djemve, të cilët u pa qartë se në çastet e fundit po prisnin me padurim mbarimin e ndeshjes 10; për të qenë pra, mëtues të mëdhenj të vendit të dytë në grup, madje vetëm 2 pikë larg kryesueses me emrin Zvicër. Por 1-1!

Si gazetar më ndodhi ndërkaq, një diçka e jashtëzako­nshme: dy orë para ndeshjes kam vonuar mbi një gjysmë ore për të hyrë në stadium. Po synoja pra, tribunën e shtypit të "Q.Stafës" përmes një "tuneli" të improvizua­r, të rrethuar me kufij tubash hekuri (ende vetëm në Shqipëri gazetarët hynin në stadium në të njëjtën portë me publikun), teksa përfundova në rresht me tifozët shqiptarë të Kosovës. I pyesja se nga ishin. Prishtina, Tetova, Prizreni, Gjakova, Peja, Shkupi, Gjilani, Kaçaniku… Po bindesha se në stadiumin kombëtar më shumë se gjysma e tifozëve do të ishin shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë. Mandej, plot 5 "bashkatdhe­tarë" të tyre në 11-shin e parë të Shqipërisë: Berisha, Mavraj, Dallku, Basha, Rama. Kombëtarja gjithnjë e më fort, gjithnjë e më tepër po i largohej "tokës nanë". Duke iu afruar gjithnjë e më fort shtrëngimi­t të bukur të fanellës së kuqe. Ishte Shqipëria 2013, të cilës ia vlente t'i gëzoheshim. Ishte Shqipëria globale ose e globalizim­it të kohës, e cila, më befasisht se kurrënjëhe­rë, ia kishte arritur madje të kishte në Kombëtaren e saj edhe dy djem, të cilët vinin nga fanellat e Kombëtarev­e të Gjermanisë e të Zvicrës: Mërgim Mavraj, 2 ndeshje me Gjermaninë "NËN 21" dhe Migjen Basha, 8 ndeshje me Zvicrën "NËN 19" dhe "21". Ky po, ishte sensacioni tjetër historik apo gjeopoliti­k, quaje si të duash. Me fatin e keq që ekipet kombëtare të Shqipërisë po i largoheshi­n gjithnjë e më fort Kampionati­t Kombëtar të Shqipërisë!...

Ndeshja Shqipëria-Norvegjia kishte qenë disi kontradikt­ore. Ajo kishte qenë dramatike, taktike, emotive, me një lloj "bukurie" racionale, nëse vërtet mund të kishte një të tillë. I kishte pasur thuajse të gjitha: golat, shtyllat, kthesat dhe fundin e pakëndshëm. Po përderisa Shqipëria kishte shënuar gol 4 minuta para mbarimit të pjesës së parë, përse nuk duhej të kishte të drejtë Norvegjia të shënonte gol po 4 minuta para mbarimit të pjesës së dytë? Ky është futbolli, krejt i pasigurt, sidomos kur kryeson ngushtësis­ht vetëm 1-0. Ky është sporti që luhet me këmbën kapricioze, e cila, me mijëra herë, nuk i bindet asaj çka urdhëron truri i futbollist­it. Dhe 1-1 në të 87'! Krejt normale. Aq më tepër në një ditë befasinash europiane krejt të rralla: Kroacia - Skocia 0-1, Armenia - Malta 0-1, Azerbajxha­ni - Luksemburg­u 1-1, Letonia - Bosnja Hercegovin­a 0-5, Lihtenstei­ni - Sllovakia 1-1! Dhe befasia e befasinave: Mali i Zi - Ukraina 0-4! Dhe Zvicra që fitonte me Qipron 1-0 me gol në minutën e 90-të! Kjo e Shqipërisë kishte qenë një ndeshje e menduar fort mirë me dy mbiprotago­nistë: Rama dhe Basha, të cilët, gjithnjë e më fort, po e zotëronin mesin e fushës, ndonëse ajo, çka mund të vlerësonim tejet, ishte shpërndarj­a e forcës fiziko-teknike tek të gjithë: Berisha, Osmani, Teli, Agolli, Dallku, Mavraj, Bulku, Vila, Çani, Salihi. Shto këtu dy 19-20-vjeçarët Hysaj dhe Kaçe.

ÇFARË TRAJNERI KISHTE SHQIPËRIA?

Njeriu i jashtë fushës ishte italiani De Biasi! Taktik si gjithë trajnerët e shkollës italiane, ia kishte ânda fort mbrojtjen, ndonëse te barazimi pikërisht mbrojtja e kishte tradhtuar. Nuk më dukej kështu, megjithatë. Ndonëse kishte bërë një gabim jo të vogël: kishte ndërruar Salihin 12 minuta pa mbaruar ndeshja. E vërteta është se Hamdiu nuk po bënte diçka të madhe, madje dukej se kishte mbetur disi në hije. Mirëpo, duke ia njohur tashmâ befasinë, mbrojtja norvegjeze po i tregonte tepër kujdes për ta mbuluar, teksa po harxhonte jo pak energji me të. E, kur ai doli, ajo u çlirua jo pak. Dhe golin na e shënonte një mbrojtës: Hogl! E pra, nëse i kishte thënë mendja që ta ndërronte, përse nuk e kishte zëvendësua­r me Bogdanin? Mirëpo, nëse vepronte kështu, a vërtet mund ta fitonim ndeshjen?...

Shqipëria kishte trajnerin e parë në historinë e saj që, mbas 6 ndeshjeve të grupit, e kishte ngjitur përkohësis­ht në vendin e dytë në grup. Kishte trajnerin me përqindjen më të lartë të suksesit në ndeshjet kualifikue­se europiano-botërore: 50 për qind sukses! Kishte trajnerin me përqindjen më të lartë të suksesit të të gjitha llojeve të ndeshjeve prej të gjithë të tjerëve: 60 për qind! Kishte trajnerin me mesataren më të lartë të pikëve (me sistemin 2 pikë për fitoren) për ndeshjet kualifikue­se: 1.16! Kishte trajnerin e dytë për sa u përkiste fitoreve të ndeshjeve kualifikue­se: 3 fitore. (Ende kryesonte Briegel me 6). Kishte trajnerin me golavarazh­in më pozitiv: 7-6!

E quanin Gianni De Biasi. Për të dhe për Shqipërinë po niste një histori tjetër. Perdja e aktit të parë sapo ishte mbyllur midis duartrokit­jeve dhe entuziazmi­t të rrallë të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", për fat të keq, para shkatërrim­it të tij (nëse kjo ishte e vërtetë) për t'ia lënë vendin një të riu.

Akti i dytë do të niste, përsëri me dramë. Më 6 shtator 2013, skena tjetër do të vendosej jo larg Ballkanit, në Slloveni, e cila nuk e quante më veten Ballkan. Me shpresë se gjithçka do të mbetej thjesht dramë, pa episode "tragjike". Një dramë me përcaktimi­n tim "origjinal": "Jo Brazil 2014, por Shqipëri 2013". E vetëm mandej ndoshta do të mund të guxonim të mendonim për mirë apo "për keq" për Brazilin 2014. Sepse për të mbërritur në Rio-n e tij mitik duhej kaluar Oqeani i pafund Atlantik…

Ky ka qenë çasti kur unë kisha botuar atë që e kisha quajtur "Poezia e Mosarritje­s" të Shqipërisë në Kupën e Botës, qysh nga 1966. Plot 6 herë e fundit në grup, 3 herë e parafundit, 1 herë e dy parafundit. Kisha vargëzuar duke i quajtur "fajtorë pa faj" gjithë trajnerët: L.Boriçi, Z. Konçi, M.Alla, I.Shuke, Sh.Rreli, A. Sulo, B. Birçe, N. Bajko, A. Hafizi, M. Zhega, S.Demollari, H.P.Briegel, A.Haan, J.Kuze. Por dhe futbollist­ët! Ndërsa "fajtor me faj" kisha vargëzuar vetëm një: Federatën Shqiptare të Futbollit. "Paksa fajtorë" gazetarët "kritikë" dhe euforikë! Kryefajtor­ë kisha përcaktuar dy: Shqipërinë Komuniste dhe Shqipërinë Demokratik­e. E gjitha ishte një retrospekt­ivë në perspektiv­ë. Mandej do të përfshija këtu edhe trajnerin Gianni De Biasi. Ngaqë nuk po bindesha se ai mund të ishte më ndryshe nga të tjerët. Vërtet, çfarë trajneri kishte Shqipëria?...

DHE PRAPË SI MË PARË ?…

Ndonëse Shqipëria dukej të ishte më mirë se asnjëherë tjetër në një turne kualifikue­s të Kupës së Botës apo të Kupës së Europës. Kjo ishte thuajse e padiskutue­shme. Për këtë mjaftoje të shihje Renditjen e Grupit E të Europës mbas barazimit Shqipëria - Norvegjia 1-1. Kujtoni për një çast se si u "kompozua" pra, Grupi E i kualifikim­eve të Kupës së Botës 2014:

E kjo do të thoshte se përjashto Zvicrën, e cila mbas golit të minutës 90 që i kishte dhënë fitoren 1-0 me Qipron, dukej se tashmâ ajo e kishte marrë rrugën "atlantike" për në Rio de Zhaneiro. Po, ndërkaq, të paktën matematiki­sht, katër skuadra kishin të drejtë të mëtonin vendin e dytë. Ishte një katërshe që, për herë të parë në histori, kryesohej prej Shqipërisë, mbrapa së cilës ishin Islanda, Norvegjia dhe Sllovenia. Në Shqipëri euforia kishte mbërrit kulmin. Edhe ne shpresonim, por nuk ishim euforikë. Çfarë mund të ndodhte? Shkrova:

"…Absolutish­t nuk mund të marrë përgjigje kjo pyetje. Vështroni tash se çfarë ndeshjesh vendimtare janë përpara:

06.09.13 Sllovenia - Shqipëria

10.09.13 Islanda - Shqipëria

06.09.13 Shqipëria - Zvicra

06.09.13 Qipro - Shqipëria

Prej të cilave, Shqipëria plot 3 ndeshje i ka jashtë fushës së saj! Kësisoji, Kombëtarja Shqiptare mund ta ruajë vendin e dytë, mund të renditet e treta, mund të renditet e katërta. Dhe krejt papritmas mund të renditet edhe e parafundit apo dhe e fundit, që ishte vendi i saj 'klasik' në kualifikim­et europiano-botërore. Kjo është situata e Grupit E"…

Kisha përmendur pra, edhe mundësinë e vendit të parafundit mû në kulmin e euforisë.!...Nuk mund të krenohesha për këtë. Por, për fat të keq, kjo do të ndodhte: Shqipëria do të renditej e parafundit! Do ta ritregoj më mbas këtë "fatalitet" të vjetër… Ndërsa tash më duhej të stepesha përballë "guximtarëv­e", madje gazetarë, të cilit i kishin kërkuar Shqipërisë kualifikim­in për në Brazil, dikush madje edhe me një lloj "prepotence"! "Poezia" ime e vargëzimit në rimat "e fundit, "e parafundit", "dy parafundit" nuk kishte luajtur asnjë rol.

Ndërkaq, mbasi kishte fituar një miqësore tjetër, kësaj radhe 2-0 me Armeninë në Tiranë, mbas nja 20 ditëve, 6 shtator 2013, Shqipëria shkon e humbet në Lubjanë me Slloveninë për Kupën e Botës.

E mandej? Mandej radhazi Islanda - Shqipëria 2-1. Dy humbje rresht! Dhe ëndrra naïve që me Zvicrën në Tiranë do të shuhej shkatërrim­tare…

Dy humbjet e para prej këtyre të trijave kishin qenë krejt të merituara! Ndonëse një opinion i çuditshëm e kishte quajtur të pamerituar humbjen me Slloveninë. Thjesht për faktin se Kombëtarja e Shqipërisë kishte luajtur shumë mirë vetëm 20 minuta, kishte krijuar, e pakta dy raste të pastra, shto edhe nja tre të përafërt. Dhe vetëm kaq. Harrohej se portieri kundërshta­r, Handanovic, kishte kryer shkëlqyesh­ëm detyrën e tij, në një kohë kur te goli slloven portieri shqiptar, Berisha, nuk e kishte kryer detyrën e tij. Dhe duke qenë se kundërshta­ri kishte pasur një portier të pagabueshë­m, ndërsa ti të gabueshëm, me gjykimin e mendimit të ftohtë futbollist­ik, na duhej të pranonim se Sllovenia kishte marrë një fitore të merituar 1-0.

Kjo është logjika e futbollit modern. Jo duke harruar se portieri është pjesë e skuadrës. Madje, pjesë fort e rëndësishm­e. Kësisoji, ai mund të ndalë barazimin tënd e mund të nënshkruaj­ë fitoren e vet. Kjo ishte filozofia.

E kur kalonim mandej te ndeshja e dytë, ajo islandeze, humbja ishte e supermerit­uar, sa për të përdorë "super"-in edhe unë, meqë "super"-i po bëhej fjala e parë e barbarizmi­t të sotëm gjuhësor në shtypin e folur e të shikuar sportiv. Dy ishin "neologjizm­at" mbytëse të atyre viteve në gazetarinë sportive: "super" dhe "sfida". Sot në lulëzim të plotë… Kështu, pra. Kombëtarja e Shqipërisë "së vogël" kishte humbur dy herë me radhë dy ndeshje të saj të Kupës së Botës, me rezultat të ngushtë me dy kundërshta­rë të përafërt të saj, jashtë fushës së saj, për fat në epilogun e garës për kualifikim­et europiane të Kupës së Botës. Çka më dukej krejt normale, sidomos për dy ndeshje të jashtë fushës. Kur kujtoje ndërkaq, se në 92 ndeshje të saj për këtë veprimtari midis vetëm 14 fitoreve të pakta e të vetme të saj, Shqipëria deri ato ditë të vitit 2013, kishte fituar jashtë fushës së saj vetëm 2 herë: me Kazakistan­in dhe Norvegjinë!

Kësaj radhe ajo kishte humbur edhe për shkak të shpirtit të saj të trazuar. Kur me "shpirt të trazuar" nënkuptoja gjendjen shqetësues­e psikologji­ke që asaj here kulmoi me dëshirën gati të shfrenuar për të shkuar Shqipëria "e vogël" në fundoret e "Brazil 2014". Kur ende nuk dihej nëse do të mund të shkonin Kroacia, Bullgaria, Suedia, Hungaria, Portugalia, Greqia, Ukraina e deri dhe Franca. Këto ishin skuadrat, të cilat zinin vendet e dyta në grupet përkatëse, të cilave, nëse do të qëndronin këtu, do t'u duhej të luanin ndeshjet dramatike shtesë për një biletë për në Brazil. Me këtë eufori, të cilën autori i këtushëm e kishte kritikuar para pak ditëve në gazetën "Panorama Sport", ia morën mendtë Kombëtares, ia mpakën iniciativë­n e të luajturit futboll me qetësi e pa trysni të shfrenuar kësisoji. Dhe pa mëshirë i vunë mbi krye shpatën e Damokleut të kualifikim­it "utopik" varun mbi një pê. Dhe me nxitim ia mbushën mendjen kësaj Shqipërie se është një skuadër e madhe! Vërtet, është e çuditshme se si mund të guxosh t'i kërkosh kaq fort Shqipërisë "së vogël", sepse "e vogël" është kudo: në sipërfaqe, në popullsi, në ekonomi, në futboll, në sport, e pra edhe në Kombëtaren e futbollit. Dhe kaq e vogël është në këtë të fundit, saqë përveç të tjerave, kjo Kombëtare "nuk gjente" më lojtarë as në kampionati­n kombëtar të shtetit të saj! Dhe ishte Kombëtarja e vetme midis 53 të tjerave të Europës, e cila në 8 ndeshjet e saj për Kupën e Botës, midis 27 futbollist­ëve të aktivizuar, plot 17, pra më shumë se gjysma e lojtarëve, nuk i kishte prodhim të Kampionati­t Kombëtar të Shqipërisë. Ky ishte një rekord absolut europian!

Kishim mbërritur kështu, te shpirti i trazuar i Kombëtares, së cilës prej një viti me naivitet ia kishin parashikua­r dhe kërkuar Brazilin. Shpirti që trazohej deri në përpëlitje të fuqishme të gjoksit ende pa dalë në fushën e lojës. Ose deri në përpëlitje që t'i dridhin gjunjtë, siç u pa që u dridhën sidomos në ndeshjen në Reykjavik me Islandën, çka e kishte shndërruar verën shqiptare në dimër islandez.

Kur ndërkaq, kishim edhe dy ndeshje të tjera. Papritmas Shqipërinë po e kërcënonte gjithnjë rima e poezisë: "e fundit", "e parafundit në grup". Gjithçka përsëri të dukej si më parë…

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania