Panorama Sport (Albania)

“Blindohet” Kombëtarja, Shaqiri: Nuk përsëritet Serbia

Rrëfim ekskluziv i ish-kapitenit të Maqedonisë: Shqipëria favorite, ndeshja luhet në Strumicë për të pasur pak tifozë kuqezi

- JORGIS MEMO

Frika nga incidentet e natyrës nacionalis­te gjatë udhëtimit në Maqedoni me autobus, ka detyruar FSHF-në të marrë masa të papreceden­ta për kuqezinjtë. Kombëtarja është nisur dje në drekë me autobus drejt Shkupit, për të mbërritur në kryeqyteti­n maqedonas. E shoqëruar nga një autokolonë makinash të policisë maqedonase, menjëherë skuadra është akomoduar në "Park Hotel" në orën 18:20. Si asnjëherë më parë, bashkë me ekipin kanë udhëtuar drejt Maqedonisë edhe forca të një kompanie sigurie private të kontraktua­r nga FSHF. Rojet e sigurisë do të shoqërojnë kudo lojtarët në shtetin fqinj. "Është një autokolonë me forca policie që na shoqëron, por edhe një furgon me siguri private, që do të jenë me skuadrën, si në rezidencën në Shkup, ashtu edhe në Strumicë", sqaroi dje shefi i Sektorit të Marrëdhëni­eve me Publikun në FSHF, Gerti Çarçani. Axhenda e kuqezinjve ishte me kalimin e natës në Shkup, për të vijuar sot me një tjetër udhëtim me autobus në Strumicë. Prej rrugës disa orëshe, trajneri Kristian Panuçi vendosi që Kombëtarja të qëndrojë pushim gjatë pasdites së djeshme (seanca u krye në Elbasan), në mënyrë që ekipi të rikuperohe­t në Shkup. Mëngjesin e sotëm, kuqezinjtë do të transferoh­en në qytetin e Strumicës, aty ku në stadiumin "Mlladost" do të luhet nesër Maqedoni- Shqipëri.

AKOMODIMI - FSHF evitoi një avion çarter Tiranë-Shkup dhe zgjodhi që Kombëtarja të udhëtonte afro 4 orë me autobus nga Elbasani drejt kryeqyteti­t maqedonas, duke përshkruar 250 kilometra. Shqipëria zbarkoi në Shkup "e blinduar". Sipas informacio­neve të "Panorama Sport", dje ishte e pamundur që të afroheshe

në hotelin e kuqezinjve. Një kordon me policë qëndron i vendosur pak metra para hotelit, ndërsa sapo i afrohesh rezidencës kuqezi, të shfaqen rojet e sigurisë private. Rrugëtimi i gjatë me autobus ka kaluar pa probleme për kuqezinjtë, por edhe pa u ndalur, edhe pse

kanë prekur të gjitha trevat shqiptare. Në ditën e parë gjithçka ka shkuar mirë për kuqezinjtë në qytetin e Shkupit.

DE BIAZI - Ishte ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ai që përcolli kuqezinjtë nga hoteli ku qenë akomoduar në Elbasan drejt Shkupit.

Në ditën e ndeshjes ndaj Lihtenshte­jnit, italiani u akomodua në të njëjtin hotel me kuqezinjtë. Pak minuta përpara se autobusi të nisej, De Biazi u përqafua me të gjithë lojtarët. Në fund, një takim i përzemërt me Kristian Panuçin, por edhe shtrëngim duarsh me Dukën.

 ??  ?? De Biazi përcjell nga Elbasani mes përqafimes­h Panuçin dhe... Dukën
De Biazi përcjell nga Elbasani mes përqafimes­h Panuçin dhe... Dukën
 ??  ?? Momenti kur autobusi i Kombëtares mbërriti në hotelin ku u akomodua dje në Shkup
Momenti kur autobusi i Kombëtares mbërriti në hotelin ku u akomodua dje në Shkup

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania