Panorama Sport (Albania)

Partizani, Edgar Çani alarmon sërish

Mjeku Dhimosten Gjini largon panikun: Lojtari është top

- ILIR CARA

Edgar Çani tremb sërish te Partizani, ndonëse u mendua se sulmuesi e ka kaluar shqetësimi­n në gju që pësoi në seancat e para stërvitore në Kashia të Italisë. Në pamje të parë, kjo gjë u la të kuptohet edhe në pjesën e parë të seancës stërvitore të pasdites së djeshme, ku lojtari u përgatit normalisht...

Edgar Çani tremb sërish te Partizani, ndonëse u mendua se sulmuesi e ka kaluar shqetësimi­n në gju që pësoi në seancat e para stërvitore në Kashia të Italisë. Në pamje të parë, kjo gjë u la të kuptohet edhe në pjesën e parë të seancës stërvitore të pasdites së djeshme, ku lojtari u përgatit normalisht me grupin. 28-vjeçari për rreth 90 minuta u përgatit pa probleme, duke kryer ushtrimet e karakterit fizik dhe vrapimet së bashku me ekipin. Më pas, ai kreu me sukses edhe disa ushtrime që kishin të bënin me qarkullimi­n dhe pasimin e topit në fushë. Në kohën që skuadra iu nënshtrua një minindeshj­eje kontrolli brenda grupit, Çani u la jashtë nga stafi teknik. Fillimisht, lojtari iu nënshtrua disa ushtrimeve aerobike, duke bërë muskuj barku. Më pas, stafi mjekësor i vendosi akull në gjurin e djathtë. Gjatë kohës që lojtarët po kryenin ndeshjen e kontrollit, Çani, me gjurin e fashuar dhe me akull, largohet para kohe nga terreni stërvitor duke shkuar në dhomat e zhveshjes. Ky fakt tregon se problemi i Edgar Çanit në gju nuk ka kaluar plotësisht. Gjithsesi, duhet pranuar se sulmuesi e përballoi me sukses pjesën më madhe të stërvitjes, por mbetet për të parë nëse ai do të jetë gati për ndeshjen e 9 shtatorit me Laçin.

SQARIMI I MJEKUTLarg­imi para kohe i Çanit nga stërvitja e djeshme u konsiderua si një sirenë alarmi, por stafi mjekësor ka mendim ndryshe. Sipas mjekut të Partizanit, lojtari është në rregull. Largimi para kohe ishte një vendim i stafit për ta ruajtur sulmuesin pas 90 minutave stërvitje, në mënyrë që të mos e mundonte më shumë gjurin. I pyetur për largimin nga fusha të sulmuesit me gjurin e fashuar dhe me akull, mjeku i Partizanit, Dhimosten Gjini, u shpreh shkurtimis­ht: "Lojtari është top, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar". Dy ditë nga përfundimi i fazës përgatitor­e në Itali, në një prononcim për faqen e klubit, sulmuesi sqaroi problemin që po kalon në gju, duke mos e bërë dramatike situatën.

"Gjendja ime fizike ka ardhur si rezultat vetëm i mbingarkes­ave në stërvitje. Aktualisht, po ndjek një program me intensitet të lartë trajtimi në kujdesin e stafit mjekësor e shoqëruar me një përgatitje atletike të diferencua­r nga grupi", u shpreh Çani më 29 gusht.

 ??  ??
 ??  ?? Edgar Çani me gjurin e fashuar duke marrë çelësin e dhomës
Edgar Çani me gjurin e fashuar duke marrë çelësin e dhomës
 ??  ?? Nga përgatitje­t e djeshme të Partizanit FOTO: Partizani.al
Nga përgatitje­t e djeshme të Partizanit FOTO: Partizani.al

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania