Panorama Sport (Albania)

Holanda ringrihet në shtëpi, tri pikë edhe Portugalia

Porto kallinjtë i falen dopietës së Proper dhe golit të të përhershmi­t Arjen Roben

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Humbja e të enjtes së kaluar në Francë me rezultatin 4-0 është një njollë që vështirë se mund të largohet, pasi kjo disfatë ishte një "grusht" që mund t'i lërë portokalli­njtë jashtë Botërorit 2018, edhe pa shpresën për të tentuar pjesëmarrj­en, qoftë edhe nga "playoff"-et. Pa dyshim që diçka e tillë do të ishte shumë e rëndë për këtë përfaqësue­se, e cila mungoi gjithashtu në Europianin 2016, në Francë. Gjithsesi, e vetmja gjë që i ka mbetur skuadrës së Dik Advokat për të bërë deri në fund është të tentojnë gjithçka, të fitojnë edhe dy sfidat e mbetura, pas suksesit të djeshëm, ndaj Bullgarisë. "Tulipanët" dje kanë bërë detyrën në shtëpi përballë një rivali jo të lehtë, të cilëve u kanë marrë vendin e tretë në renditje, pasi triumfuan 3-1. Të zotët e shtëpisë arritën që të zhbllokoni­n sfidën me një aksion fantastik, të cilin Proper e finalizoi me devijimin në rrjetë. Dhe Bullgaria nuk dukej në një ditë të mirë dhe nuk diti të reagonte, aq sa në mesin e pjesës së dytë, në të 67- ën, Arjen Roben, me një aksion të ngjashëm me golin e parë, dyfishon. Holanda mendon se ndeshja ka përfunduar, por dy minuta më vonë Kostadinov ngushton diferencën. Gjithsesi, dhjetë minuta nga fundi, është sërish Proper që vendos qetësinë në fushë, por këtë herë realizon me kokë dhe kaq mund të mjaftojë për tri pikët. Tri pikë

në kasafortë, por nga ana tjetër, Suedia e vendit të dytë nuk u bën asnjë dhuratë portokalli­njve. Edhe pse në transfertë ndaj Bjellorusi­së, nordikët nuk e vënë në diskutim suksesin, pasi blindojnë fitoren që në fraksionin e parë të lojës, duke shënuar tri herë me protagonis­të

Forsberg, Niman dhe Berg. Në pjesën e dytë, një penallti e mbrojtësit Grankvist, në të 84-ën vulos shifrat finale në 4-0. Kaq i mjafton Suedisë që të ruajë vendin e dytë me 16 pikë dhe pret duelin direkt me Holandën, në ndeshjen e fundit të grupit, më 10 dhjetor.

 ??  ??
 ??  ?? Holanda feston suksesin ndaj Bullgarisë
Holanda feston suksesin ndaj Bullgarisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania