Panorama Sport (Albania)

Kosovën e lënë gjunjët, Kroacia e thyen në fund

Përfaqësue­sja “dardane” është një zhgënjim, pëson gjashtë humbje në shtatë ndeshje

- BESAR BOZGO

Për të mësuar rezulta tin e sfidës KroaciKoso­vë u desh të pritej 2 ditë dhe në fund fituan kroatët me një gol të mbrojtësit Vida në minutën e 75- të. Pas ndërprerje­s së sfidës ditën e shtunë për shkak të shiut të rrëmbyer dhe fushës në kushte të vështira, minutat e mbetura të sfidës u luajtën dje në drekë. Kosova nuk arriti të rezistonte deri në fund duke u ndëshkuar nga një gol i mbrojtësit vendës Vida. Në shtatë takime që ka luajtur deri tani, skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki ka pësuar gjashtë humbje dhe ka marrë vetëm një barazim.

NDESHJA

U mendua se ekipi i trajnerit Çaçi do të ishte dominues absolut në këtë takim, por nuk ndodhi ashtu. Djemtë e Bunjakit treguan karakter në lojën e tyre duke iu bërë ballë yjeve si Modriç, Rakitiç, Perisiç, Kovaçiç dhe duke e mbajtur të paprekur portën për minuta të tëra. Për në fund fati nuk ishte me ta. Gjithsesi, vlen për t'u vlerësuar loja e zhvilluar duke guxuar në mjaft raste për ta vënë në vështirësi kundërshta­rin. Kroacia qarkullon bukur topin në mesfushë në minutat e para të rifillimit të ndeshjes. Në të 24-ën, Brozoviç kroson nga këndi, Lovren ul topin për Perisiç, i cili në afërsi të pikës të penalltisë ka gabuar duke e dërguar topin mbi kuadrat.

Dy minuta më pas Kosova provon të dalë përpara falë një inkursioni të Berishës, por mbrojtësit kroatë largojnë topin në goditje nga këndi. Më pas është Berisha që kroson bukur për Muriqin, i cili me kokë servir një top shumë afër portës për Rrahmanin, por

mbrojtësi kosovar nuk koordinohe­t mirë duke shpërdorua­r një rast të artë. Pjesa e parë mbyllet pa gola. Në të dytën, kroatët janë më kërkues dhe sulmojnë me forca të shumta. Kosovarët mbrohen dhe nuk lënë shumë hapësira. Megjithatë, pas shumë përpjekjes­h

vjen edhe zhbllokimi i rezultatit. Në minutën e 75-të ka goditje dënimi për Kroacinë! Mordiç kroson bukur nga e djathta për Vidën, i cili me kokë dërgon topin në rrjetë duke kaluar në avantazh të tijtë, 1-0. Deri në fund nuk ka më ndryshim rezultati. Me fitoren e

djeshme, Kroacia rimori kreun e grupit me 16 pikë në 7 takime, ndërsa Kosova mbyll fundin e renditjes me vetëm 1 pikë. Në sfidën e radhës ekipi i Bunjakit do të presë Finlandën në Shkodër, ndërsa Kroacia do të ndeshet me Turqinë në transfertë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania