Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Doka s’është fenomen, ja pengu i merkatos

"Dua Superkupën, Kukësi na njeh më shumë prej Ivanit"

- ADELA MERKO

Hoze Marselo Fer rera i bën "skan erin" Tiranës së tij. Ze Maria, sikundër e njohin të gjithë, vlerëson merkaton e bërë nga klubi, megjithatë ka edhe pengje. Gjatë një interviste të dhënë për mediat, trajneri i bardhebluv­e komenton zërat për një largim të Dokës. Shpreson shumë që Ngoo, Kalu, apo edhe Binguila të bëjnë diferencën, por "halli" i tij është... Superkupa. Të mërkurën asnjëri prej tyre nuk do të jetë në fushë, megjithatë beson se edhe pa ata, skuadra do t'ia dalë. Kundërshta­rin e njeh deri diku, por mendon se ish-ndihmësi i tij Gvozdenovi­ç, do të jetë një "armë" më shumë për Kukësin.

Skuadra po shkon drejt formatimit, i kënaqur me testin e fundit kundër të rinjve?

I kënaqur për formën se si po evoluon skuadra. Me të njëjtin ekip fituam 2-0 ditë më parë, por atëherë luajtëm mirë, ndërsa të shtunën treguam rritje, ishim më konkret. Me ardhjen e Tonit (Maveje) në qendër të mesfushës jemi përmirësua­r shumë.

Erdhën edhe Ngoo me Kalunë, cilat janë përshtypje­t e para për ta?

Nuk janë ende në formë. Janë lojtarë që vijnë nga një periudhë ndalese, ndaj kanë nevojë për kohë.

Anglezi vjen për t'i dhënë zgjidhje krizës së sulmit, do t'ia dalë?

Do të paktën 3 javë që të marrë formën e tij, ka kohë që nuk është stërvitur. Sakaq, ritmi ynë është gjithnjë e më intensiv. Dhe kjo është mënyra se si unë kërkoj që të luajmë, me shumë intensitet. Ashtu si anglezi, edhe Bisha apo Kalu duan kohë. Por, për fat të keq, ne nuk kemi kohë për ndeshjen e parë.

A është ky problem? Disi po, lojtarët kanë ardhur në ditën e fundit të merkatos, ndaj nuk kemi kohën që t'i rikthejmë në formë për Superkupën. Por, pjesa tjetër janë gati, janë rritur shumë.

Po Binguila kur vjen?

Po e pres. Është në pritje të vizës dhe mendoj se mund të jetë gati për të martën.

Thuhet që është më i mirë se Merveil...

Merveil është lojtar shumë i mirë, ndërsa Binguilën, me sa e kam parë në video, duket realisht cilësor. Shpresoj që kur të vijë dhe të na japë atë "hapin" e cilësisë, që ne kemi

nevojë. Ka kualitet, është lojtar i Kombëtares dhe thuhet që kur luan me përfaqësue­s, duhet të jesh edhe i fortë. Por tashmë veprën e tij do ta shohim në fushë.

Jeni i kënaqur me këtë grup, apo keni ndonjë peng nga merkatoja?

Gjithnjë presim, por mendoj se klubi bëri çmos. Do doja që të kisha edhe lojtarë nga Gor Mahia, të cilët i kam stërvitur, por kenianët, siç dihet, bënë bllokadë. Na krijuan probleme, megjithatë morëm të tjerë shumë të mirë, si Toni Maveje, ndërsa të tjerët do t'i shoh, pasi vetëm 2-3 seanca i

kam pasur në fushë.

Një prej tyre është Muguna?

Po, më vjen realisht keq që nuk e mora. E doja me çdo kusht, pasi ka shumë cilësi dhe do të na bënte punë. Kishte dëshirë që të rritej. Por ky është futbolli. Klubi kenian nuk dha OK-in, ndaj më shumë më vjen keq për lojtarin.

Larguat braziliani­n Eder Paulista, pse ky vendim?

Eder iku, pasi ishte një vendim i marrë nga klubi. Më vjen keq, sepse po ambientohe­j si me tipologjin­ë e stërvitjes, ashtu edhe me ndryshimin

e vendeve, nga Brazili në Europë. Shpresoj që Majkëll të bëjë më të mirën në sulm.

Po Uellison a rrezikon të ketë të njëjtin fat?

Do të rrijë, pasi ka një kontratë me ne për dy vitet e ardhshme. Është një lojtar që po rritet dhe me ardhjen e Kalusë do të luftojnë për të njëjtin rol. Tani kemi 6 të huaj dhe vetëm 4 do të hedhim në fushë, dy mbeten në stol. Të shpresojmë që t'i vendosim në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në varësi të rivalëve që do të kemi përballë, në kampionat apo kupë. Kjo e dyta sidomos, pasi është objektivi ynë, për të kapur Europën, ashtu si sezonin e fundit.

Çfarë objektivas­h të tjera ju ka vendosur klubi veç Kupës?

Ngjitjen sigurisht. Duhet të ngjitemi në Superiore. Por patjetër edhe Superkupën, e cila do të luhet më 6 shtator. Tirana është klubi më me traditë në Shqipëri dhe gjithnjë ka luajtur për të fituar trofe, ndaj këtë mision do ta nisim pikërisht ndaj Kukësit.

E njihni Kukësin?

Diçka po, kam marrë të dhëna. Po ata na njohin më mirë, pasi bashkëpunë­tori im Gvozdenovi­ç tashmë është me ta. Ai punoi 15 ditë me mua, ndaj ka informacio­ne. Megjithatë, në futboll vendosin detajet dhe do mundohemi që t'i befasojmë në mënyrën tonë.

A do të ketë më rrjedhje nga grupi?

Jo, merkatoja për mua është mbyllur. Dhe Doka do të qëndrojë. Nuk e kuptoj akoma insistimin për emrin e tij. Thuhet që do të ikë...? Me sa di unë, jo. Presidenti më ka thënë që do të qëndrojë në ekip. Është një lojtar që prej 4-5 muajsh i është futur futbollit profesioni­st. Ndaj t'i marrim gjërat shtruar. Nuk është një fenomen, por një lojtar në rritje. Të mos krijojmë fenomene, pasi nuk është rasti. Është një lojtar që ka shumë për të mësuar, por mbetet një element i domosdoshë­m për grupin. Mund të luajë apo edhe qëndrojë në stol, pasi kjo vendoset nga rendimenti. Pastaj konkurrenc­a na është shtuar ndjeshëm dhe kjo duket nga prurjet. Mund të bëhet lojtar i fortë, por t'i marrim shtruar gjërat.

Sa keni mësuar rreth ligës ku do të militoni, e dini që përgjysmoh­en pikët pas dy fazash?

Di që ka kampionat agresiv, ndryshe nga Superiorja. Por, gjysmën e ndeshjeve do t'i luajmë në shtëpinë tonë, terren që e njohim, ndaj jam i qetë. E di që do të përgjysmoh­en edhe pikët. Për shembull, nëse mbledhim 50 pikë, do kemi 25. Ndaj nuk ka vend për panik. Do kemi vështirësi, por do t'ia dalim.

E fundit, si po shkon jeta në kryeqytet?

Mirë, jo keq. Por, unë lëviz shumë pak. Gjatë kësaj kohe, ditët e mia kanë qenë shtëpi dhe stërvitje. Nuk kam parë shumë. Aaa, shkova në Elbasan të shtunën dhe pashë Kombëtaren shqiptare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania