Panorama Sport (Albania)

Bamirësi Khedira, 1200 bileta për fëmijët në nevojë

U blen 1200 fëmijëve në nevojë bileta

-

Në fillim, ai e hodhi thjesht si ide. "Dy vite pas ndeshjes për bamirësi në Valdau, duam të bëjmë diçka për rajonin dhe shansi kur do të luajmë me kombëtaren në Shtutgart është rasti ideal për ta bërë sërish". Por, nga ide, tashmë ajo u shndërrua në realitet. Sami Khedira do të zërë sot 1200 vendet e "MercedesBe­nz Arena"- s, të cilat i ka rezervuar për fëmijët dhe të rinjtë me probleme ekonomike dhe sociale. "Me organizimi­n dhe mbështetje­n e familjes sime, mundëm që t'u japim një shans këtyre personave që zakonisht nuk kanë mundësi që ta shohin ndeshjen në stadium. Problemet ekonomike dhe sociale janë ende akute në vendin tonë. Shumë prej tyre nuk kanë pasur kurrë mundësinë për të ndjekur një ndeshje, shpresoj t'ua jap unë", tha mesfushori i Juventusit, i cili ka një lajm të mirë edhe për veten. Ai është riaftësuar nga dëmtimi në gju dhe ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së sotme, kështu që është gati për të zbritur në fushë. Khedira e humbi ndeshjen ndaj Republikës Çeke të premten: "Jam mirë dhe do të zbres në fushë kundër Norvegjisë. Gjuri është mirë, jam riaftësuar. Për mua do të jetë një ndeshje speciale, sepse që prej vitit 2010 nuk kam zbritur më në fushën ku kam luajtur që fëmijë. Jam i lumtur që rikthehem në kombëtare ku mungoj prej muajit mars. Unë dua ta përsëris dhe theksoj gjithnjë

se për mua është gjithnjë një kënaqësi dhe krenari e madhe të jem këtu".

ELOZHE HËVEDEZIT - Khedira, ashtu siç ndodhi pak minuta pas firmës, rikthehet të flasë me tone entuziaste edhe për blerjen e re të klubit të tij, shokut të kombëtares, Benedikt Hëvedez: "E njoh mirë Benediktin prej shumë

vitesh. Kemi luajtur shpesh së bashku, por edhe kundër. E di që është një lojtar dhe një njeri shumë i mirë. Ka karakter për Juventusin dhe do të jetë shumë i rëndësishë­m, sepse është një djalë pa të meta, shumë inteligjen­t, taktikisht shumë i përgatitur. Shpresoj që për të, Seria A do të jetë një shans i shkëlqyer".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania