Panorama Sport (Albania)

Teuta e frikshme, fiton triangolar­en para kampionati­t

Skuadra e Maganit kreu testin e fundit para nisjes së sezonit të ri

- JETON REXHMATI

Teuta ka arritur të fi tojë dje trofeun "Paskuci", pas një serie prej tre ndeshjesh të zhvilluara në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit. Triangolar­ja në të cilën kanë marrë pjesë edhe Besa dhe ekipi i Superligës Kosovare, Trepça 89' është organizuar nga zv. presidenti i Teutës, Ardian Bardhi. Ndeshjet kanë qenë me një pjesë nga 45 minuta dhe në përballjen e parë janë dashur goditjet nga pika e bardhë që Besa të arrinte të fitonte ndj Trepçës. Ekipi nga Kosova ka humbur edhe ndaj Teutës, çka bëri që finalja të zhvillohej mes Teutës dhe Besës. Takimi përfundoi në barazim dhe durrsakët ngritën trofeun për shkak të numrit të golave të në fitoren ndaj Trepçës.

NDESHJA E PARË

Kampionët e Kosovës nuk shkuan me shumë se barazimi 0- 0 me Besën e Kavajës, në sfidën hapëse të turneut. Skuadra kosovare u paraqit më mirë se kundërshta­ri, duke dominuar thuajse të gjithë 45- minutëshin, me raste të shumta, por që nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Nga ana tjetër kavajasit, të cilët vijnë nga një kategori inferiore u përpoqën të ishin më të kujdeshëm në prapavijë dhe ia arritën qëllimit duke e bllokuar

kundërshta­rin në të gjitha frontet sulmuese. Por, golat munguan dhe për këtë arsye u dëshën goditjet nga pika e bardhë, kavajasit u treguan më të qartë duke realizuar tre 11- metërsh, përballë dy të ekipit kosovar.

NDESHJA E DYTË

Teuta arriti të fitonte lehtë kundra kampionëve të Kosovës me rezultatin 4-1. Magani hodhi në fushë nga minuta e parë formacioni­n më të mirë që kishte në dispozicio­n dhe golat nuk munguan. Goli vjen shumë shpejt dhe Dosti gjen rrugën e rrjetës në minutën e katërt me një goditje nga jashtë zone. Osemani i afruar së fundmi në skuadër shënon gjashtë minuta më vonë. Ky i fundit do të fitojë edhe 11metërsh në minutën e 18' dhe Lena e kthen në gol. Miqtë mundohen të reagojnë dhe shfrytëzoj­në një gabim të Lenës në prapavijë duke shënuar me anë të Oto Xhon në minutën e 39'. Por, tre minuta nga funfit, Osemani finalizon një aksion individual, duke shënuar golin e katërt për durrsakët. FINALJA

Trajneri Magani zgjedh të hedhë në fushë skuadrën e dytë në finalen ndaj Besës. Durrsakët stonojnë disi dhe lënë hapësira të cilat mundohen t'i shfrytëzoj­në kavajasit, që e marrin me shumë seriozitet finalen dhe përpiqen të jenë fleksibël dhe të kujdesshem në të gjitha drejtimet. Ata luajnë disi të tërhequr në minutat e para dhe përpiqen që të fitojnë territor minutë pas minute. Vendasit qarkullojn­ë mirë topin në të gjithë hapësirën e fushës dhe tentojnë në qendër dhe nga krahët të gjejnë hapësira për të goditur kundërshta­rin, por kavajasit të rreshtuar mirë në prapavijën që udhëhiqej nga Erand Hoxha arrijnë të mbyllnin me sukses çdo inkursion të durrsakëve. Teksa përballjes po i vinte fundi dhe rezultati ishte 0-0, Magani aktivizon disa prej lojtarëve që konsideroh­en titullarë, si Dosti, Lena, Ante, Osmanen dhe Çyrbjen. Në këtë moment loja e durrsakëcv­e ndryshon totalisht dhe vendasit bëhen të rrezikshëm. Por, minutat në dispozicio­n nuk premtojnë dhe finalja mbyllet pa gola, çka bën që të jenë durrsakët ata që ngrenë trofeun për shkak të golavarazh­it.

 ??  ?? Teuta duke festuar me trofeun
Teuta duke festuar me trofeun

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania