Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu zbardh listën, Plaku largim i sigurt

Karimi zgjidh problemet në Iran, mbërrin në mesjavë

- LLAZI SARO

Skënderbeu publikoi dje listën e UEFA- s dhe menjëherë binte në sy mungesa e Sebino Plakut dhe Leonit Abazit, të cilët u komentuan shumë. Pavarësish­t se Abazi është i dëmtuar dhe nuk dihet sa do të zgjasë rikuperimi i tij, ajo që solli më shumë komente ishte mungesa e Sebino Plakut në radhët e ekipit bardhekuq. Në listën e 25 lojtarëve ishin federuar edhe dy të rinj si Pëllumbi dhe Mara, për të plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme. Por, burime për "Panorama Sport" bëjnë me dije se e njëjta listë do të jetë aktive edhe për federimin në FSHF, ku do të largohen dy lojtarët e rinj, Mara dhe Pëllumbi, që do të jenë pjesë e ekipit U-19 të Skënderbeu­t. Në vend të tyre do të regjistroh­en në listë Shend Kelmendi dhe Reza Karimi. Një tjetër goditje kjo për Sebino Plakun, i cili duket se llogaritet si i larguar nga Skënderbeu. Mungesa e tij në miqësoren ndaj Pogradecit ra në sy të tifozëve, të cilët filluan të hamendëson­in për një largim të tijin nga korçarët, ndërsa vetë klubi bëri me dije se lojtari kishte lajmëruar atë ditë në mëngjes se ishte me grip. Por, mbetja jashtë listave të federimit është një shenjë e qartë se Plaku, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë pjesë e Skënderbeu­t për sezonin e ri që starton këtë fundjavë. Ndërkohë që Plakun e presin në kryeqytet te skuadra e Kamzës. Në listën e federimit në kampionat mbetet edhe një vend i lirë, pasi numri i lojtarëve shkon në 24. Kjo të bën të mendosh se është krijuar hapësira e nevojshme edhe për afrimin e mundshëm të Albi Dokës, me të cilin Skënderbeu flitet se ka arritur akordin në parim.

SULMUESI - Reza Karimi është drejt zgjidhjes së problemeve që e mbanin prej kohësh larg Skënderbeu­t. Burime pranë lojtarit kanë bërë me dije se tashmë çështja është duke u zgjidhur dhe vetë Karimi ka lajmëruar në klub se nga mesi i javës do të jetë në Korçë për të qenë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Karimi ka pasur problemin e kryerjes së ushtrisë në vendin e tij dhe zgjidhja u gjend duke e regjistrua­r lojtarin në shkollë.

 ??  ??
 ??  ?? Plaku duke festuar golin e shënuar ndaj Mlada Boleslav
Plaku duke festuar golin e shënuar ndaj Mlada Boleslav

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania