Panorama Sport (Albania)

Llullaku do golin e parë në Maqedoni: Kemi shanse për fitore

Sulmuesi beson te suksesi në sfidën e nesërme në transfertë

-

Edhe pse ka 4 ndeshje që luan si titullar dhe pa shënuar ende asnjë gol, Asdren Llullaku nuk e ndien presionin e golit. Sipas sulmuesit të Kombëtares, nëse edhe me Maqedoninë do të kenë një kontroll të mirë të topit, shanset për të marrë tri pikët do të jenë të mëdha, ndonëse fqinjët i konsideron si një skuadër më e fortë sesa Izraeli, kundërshta­r që ata e mundën dy ditë më parë.

Luajtët si qendërsulm­ues ndaj Lihtenshte­jnit, por nuk shënuat. Cili është opinioni juaj për këtë ndeshje?

Mendoj se i gjithë ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë. Pjesën e parë nuk shënuam gol, por patëm 3-4 raste të mira shënimi. Pata rast edhe unë, por për fat të keq nuk shënova. Ka rëndësi që, në fund, fituam. Kjo është detyra jonë, kjo ka ndodhur, kështu që jemi shumë të kënaqur për fitoren.

4 ndeshje si titullar, asnjë gol. Mos jeni nën presion për të shënuar golin e parë me Shqipërinë? Jo. Normalisht pozicioni im është në krah, është hera e parë që luaj si sulmues në qendër. Pata shumë raste, nuk bëra gol, por ndodh. Herë të tjera në Kombëtare kam luajtur në krah dhe shumë mbrojtës, nuk kam pasur shanse për të shënuar. Kam pasur detyra të tjera, për të ndihmuar ekipin më shumë, si në fazën ofensive, ashtu atë defensive.

Përse skuadra luan më mirë ndaj ekipeve të forta dhe vuan kundër të dobëtave? Ndoshta është përqendrim­i që ndryshon, normale që kur luan me një ekip të madh e ke përqendrim­in 150%. Ndoshta është problem që u ndodh të gjitha ekipeve. Si tha edhe Roshi, nuk ka më ekipe të lehta, duhet të kesh të njëjtin përqendrim me të gjithë. Ne e respektuam Lihtenshte­jnin dhe kjo na bëri të fitonim ndeshjen.

Si do të jetë ndeshja me Maqedoninë, nëse luani ashtu si ndaj Lihtenshte­jnit?

Mendoj se dje (pardje) bëmë lojë shumë të mirë, patëm mbajtje topi 70% a më shumë. Nëse e kemi këtë mundësi për të luajtur topin edhe në Maqedoni, për të krijuar raste, mendoj se do të fitojmë edhe me të.

Ka një ngarkesë më të madhe psikologji­ke kjo ndeshje te lojtarët?

Po, patjetër. Ka shumë probleme, kështu që ne mendoj se duhet të bëjmë maksimumin, jo vetëm për ne, por për të gjithë shqiptarët. Cilën cilësoni më të fortë, Izraelin apo Maqedoninë? Me Izraelin kishim probleme këtu, sepse mbetëm me 10 lojtarë dhe penalltia menjëherë ishte problemi ynë. Edhe atëherë kishim mundësi të fitonim, edhe me 10 e me 9 lojtarë luajtëm shumë mirë. Mendoj se Maqedonia do të jetë më e vështirë, është ekip më i mirë se Izraeli. V.Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania