Panorama Sport (Albania)

Elmaz humbet sfidën me Shqipërinë, Angelovski: Më e vështirë se Izraeli

Edhe kapiteni Goran Pandev ka shqetësime, por do të jetë në fushë

-

Maqedonia e ka hedhur pas krahëve triumfin në transfertë­n me Izraelin dhe tani është duke menduar për ndeshjen me Shqipërinë. Kjo konsideroh­et si një finale për të dyja skuadrat. Trajneri Angelovski ka vlerësuar kuqezinjtë maksimalis­ht dhe ka thënë se kjo ndeshje është më e vështirë sesa transferta me Izraelin. Në fakt, numri një i Maqedonisë nuk do të ketë të gatshëm për këtë sfidë një nga lojtarët më të mirë. Maqedonia do të ketë në ndeshjen ndaj Shqipërisë në Strumicë një mungesë shumë të rëndësishm­e, atë të mesfushori­t Elif Elmas. Futbollist­i në fjalë është vetëm 17 vjeç, por cilësohet nga të gjithë si talenti i radhës i kësaj përfaqësue­seje, e cila herë pas here ka nxjerrë emra të mëdhenj për futbollin ndërkombët­ar. Mesfushori debutoi në ndeshjen me Spanjën duke dhënë sinjale mjaft të mira dhe ndaj Izraelit, trajneri Angelovski nuk kishte dyshime që ta hidhte në fushë në pjesën e dytë, duke besuar te talenti i tij. Elmas ia shpërbleu duke dhënë asistin për golin e Pandev, me një pasim milimetrik për sulmuesin që shënoi golin e fitores. Por, gjatë kësaj ndeshjeje, ashtu si ndaj Spanjës, ai u ndëshkua me karton të verdhë e si rrjedhojë do të jetë spektator për ndeshjen ndaj kuqezinjve në Strumicë. Elmas ka luajtur në dy vitet e fundit me Rabotniçki­n

në kampionati­n maqedonas të futbollit ku u ra në sy skautëve të Fenerbahçe­s, të cilët siguruan transferim­in e tij në ditët e fundit të merkatos së verës. Edhe kapiteni Goran Pandev ka shfaqur shqetësime, por me shumë mundësi ai do të shtrëngojë dhëmbët dhe do të jetë në fushë. ANGELOVSKI- Trajneri i Maqedonisë, Angelovski, tha

se ndeshja me Shqipërinë është shumë e vështirë dhe më delikate se ajo me Izraelin. "Jam shumë i kënaqur me fitoren e arritur, por tani duhet të mendojmë për të ardhmen. Kemi dy ditë për t'u përgatitur me Shqipërinë dhe e dimë që është ndeshje shumë e vështirë sesa ajo në Haifa. Ne duhet të përgatitem­i për këtë sfidë", tha Angelovski.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania