Panorama Sport (Albania)

Formacioni, ja dilemat e Panuçit

Nuk priten eksperimen­te ndaj Maqedonisë, Basha dhe Kukeli janë në balotazh

- VLADIMIR MEMA

Kombëtarja nuk njeh pushim, pasi për ballja e nesërme me Maqedoninë i detyron të zbresin në fushë. Kështu ditën e djeshme, në orën 10 e 30 kuqezinjtë, nën drejtimin e Kristian Panuçit, kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore të ndarë në dy grupe. Titullarët në sfidën me Lihtenshte­jnin kanë bërë xhiro përqark fushës dhe më pas streçing, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve kanë bërë një seancë stërvitore normale, ku edhe bënë një minindeshj­e midis tyre. Ra në sy edhe prezenca e Armando Sadikut, i cili u stërvit normalisht me pjesën tjetër të grupit. Me shumë gjasa, për të mos thënë që është e sigurt: Bomberi elbasanas do të hidhet në fushë nga minuta e parë, për më tepër që pa të Kombëtarja nuk e rrezikoi shumë portën e kundërshta­rëve. Dje, Panuçi nuk zbuloi asgjë nga formacioni që mund të hedhë në fushë, pasi skuadra u stërvit me dy grupe të veçanta, por duke parë intensitet­in dhe kërkesën e llogarisë që tekniku u kërkonte lojtarëve "rezervë", pritet që disa prej tyre të luajnë nga minuta e parë dhe të shihen si alternativ­ë për sfidën me Maqedoninë. Pikërisht për këto ndryshime pat pohuar edhe vetë italiani pas ndeshjes me Lihtenshte­jnin, duke e pasur të qartë se ndaj fqinjëve nuk mund të luajnë njëlloj si me modestët e para dy ditëve, pasi rivali është i një tjetri nivel. Italiani i Kombëtares sonë ka eksperienc­ën e tij të parë si trajner, por ende nuk i ka humbur dëshira që herë pas here të merret edhe me topin si një lojtar. Pasi qëndroi gjatë gjithë kohës me futbollist­ët që nuk luajtën ndaj Lihtenshte­jnit, nuk ngurronte që ushtrimet e lojtarëve t'i bënte fillimisht vetë, në mënyrë që këta të fundit të kuptonin mirë se çfarë kërkonte tekniku italian.

FORMACIONI- Rikthimi i Armando Sadikut në majën e sulmit bën që Azdren Llullaku të "luftojë" fort për një fanellë titullari me Eros Grezdën për krahun e majtë. Të dy lojtarët zhvilluan një ndeshje relativish­t të mirë me Lihtenshte­jnin dhe tani vendimin përfundimt­ar do ta marrë trajneri Panuçi. Mirëpo, nuk përjashtoh­et si mundësi që as njëri dhe as tjetri të mos luajë ndaj Maqedonisë. Jahmir Hyka është një tjetër alternativ­ë e vlefshme, por, në krahasim me dy të parët, është më i disavantaz­huar. Kjo nuk do të jetë dilema e vetme për trajnerin Panuçi, i cili ndoshta mund të freskojë ekipin në mesfushë. Njëri mes Memushajt dhe Bashës rrezikon të ulet në stol, por me gjasë ky i fundit do të diskutojë një vend me mesfushori­n Burim Kukeli. Të dy lojtarë me eksperienc­ë, por ndoshta Kukeli më i freskët sepse nuk luajti me Lihtenshte­jnin, ndërsa Basha duket i "besuari" i trajnerit italian. Pjesa tjetër me shumë mundësi do të jetë e njëjtë dhe nuk do të ketë ndryshime nga sfida e së shtunës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania