Panorama Sport (Albania)

Mungon Bare, rikthehet Çekiçi kundër Islandës

Shpresat do të luajnë sot sfidën e radhës në transfertë

-

Nga Irlanda e Veriut në Islandë. Dy prej ekstremeve të Europës brenda katër ditësh. Kombëtarja U-21 do të luajë sot ndeshjen e tretë të fazës eliminator­e. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u mundën 1-0 në sfidën e luajtur të premten në Belfast. Përballë vendësve, Shpresat u ndëshkuan në fund me 11metërsh. Sot, në orën 19:00, Shqipëria do të ketë përballë Islandën. Në dy takimet e luajtura deri tani, kuqezinjtë e vegjël kanë marrë vetëm një pikë, barazim ndaj Estonisë dhe më pas humbja me Irlandën e Veriut. Sot, të besuarit e Bushit do të kërkojnë fitoren përballë islandezëv­e. SKUADRA

Gjatë këtyre ditëve, ekipi ka vazhduar normalisht stërvitjet dhe është gati për takimin e sotëm. Në këtë ndeshje, do të mungojë një prej lojtarëve më të mirë të përfaqësue­ses U-21, Kejdi Bare. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj irlandezov­eriorëve dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë gati për ndeshjen e sotme. Ishte pikërisht Bare ai që shkaktoi penalltinë në sfidën e kaluar, gjë për të cilën u kritikua ashpër nga trajneri Alban Bushi. Por, tekniku i U-21 do të ketë të gatshëm Endri Çekiçin. Mesfushori me tipare sulmuese do të jetë në fushë në sfidën e sotme. Futbollist­i mbërriti pas ndeshjes në Irlandë, pasi e mori me vonesë vizën. Por ai do të jetë gati për sfidën e sotme. Konsideroh­et si një lojtar i rëndësishë­m që mund ta ndihmojë Kombëtaren Shpresa që të marrë rezultat pozitiv në takimin e sotëm. Pritet që skuadra të mbështetet nga disa tifozë në këtë përballje, emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Islandë, të cilët kanë konfirmuar mbështetje­n. Pas dy ndeshjeve të para, Shqipëria U-21 do të kërkojë të marrë fitoren e parë në këtë tur eliminator­esh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania