Panorama Sport (Albania)

Bunjaki paralajmër­on dorëheqjen

-

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, u shpreh i kënaqur nga loja që skuadra e tij zhvilloi ndaj Kroacisë, pavarësish­t humbjes 1-0. Në një prononcim për mikrofonin e "Supersport" pas ndeshjes, tekniku deklaroi se skuadra është duke u rritur nga ndeshja në ndeshje dhe ia vuri fajin kohës së shkurtër që ekipi ka në dispozicio­n për t'u stërvitur së bashku. Bunjaki gjithashtu tregoi se i premtoi kolegut kroat Çaçiç se Kosova do të japë maksimumin edhe në sfidat ndaj Ukrainës dhe Islandës. Ndërsa në daljen e tij në konferencë­n pas ndeshjes, tekniku lajmëroi largimin nga Kosova. "Rruga ime me Kosovën ka filluar në vitin 2002. Plani im ka qenë që t'i jap kësaj përfaqësue­seje më të mirën. Po më dhemb zemra që nuk po e arrijmë fitoren e parë. Kosova ka për të qenë gjithmonë prioritet i jetës sime. Albert Bunjaki do të tërhiqet shumë shpejt, por fillimisht dua t'i dhuroj Kosovës fitoren e parë".

BUNJAKI

Ndërsa, për "Supersport", tekniku i Kosovës tha: "E kemi diskutuar, nuk kemi pasur shumë mundësi të punojmë për t'u përmirësua­r në mbrojtje për shkak të kohës. Nga shtatori i vitit të kaluar janë zhvilluar gjithsej 19 stërvitje. Mendoj që në përgjithës­i nuk jemi keq, pasi kemi pësuar 2 gola nga goditjet standarde dhe kemi shënuar një. Duhet të jemi më të përqendrua­r. Me afrimin e lojtarëve të rinj, skuadra ka ndryshuar. Pësimi i golit nga goditjet standarde është një problem që e diskutojmë gjithmonë edhe me lojtarët, por të jem i sinqertë kemi pak kohë në dispozicio­n për t'u stërvitur. Kosova ka ngritje, këtë e tha edhe kolegu i Kroacisë, Çaçiç. I premtova atij që do japim maksimumin edhe ndaj Ukrainës dhe Islandës. Ndeshjen tjetër e kemi mbas 48 orëve dhe me të vërtetë është një kohë jashtëzako­nisht e shkurtër", tha Bunjaki.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania