Panorama Sport (Albania)

FNga ëndrra Barça, te makthi 'Bernabeu'F

-

Pas zërave për një kalim të dështuar drejt Barcelonës, i vetmi kalim i Marko Verratit gjatë kësaj vere ishte ai nga menaxheri Di Kampli te Raiola. Edhe pse sezoni ka filluar, mesfushori vazhdon të mos ofrojë as hijen e një kalimi në fushë. Paraqitja e tij të shtunën ndaj Spanjës ishte prova e radhës e vështirësi­ve të lojtarit.

Më i dobëti në fushë dhe i shtypur nga madhështia e homologëve spanjollë, ishin këto komentet e shtypit të huaj për 24-vjeçarin, i cili që prej eliminimit në Ligën e Kampioneve nga Barcelona duket se e ka humbur fillin. Duke u rikthyer te merkato, Verrati kërkonte pikërisht Barçën, e cila jo vetëm që e këmbente pëlqimin, por ofronte edhe 100 milionë euro për shërbimet e tij. Muri i ngritur nga PSG-ia komplikoi situatën duke bërë që italiani të mbetej në kryeqyteti­n francez. "I burgosur" do të ishte fjala e gabuar kur në mes është një kontratë shumëmilio­nëshe deri në vitin 2021, por duke parë tekat e futbollist­ëve, edhe këto miniera ari duken si burgje. Në kurriz të tij, Verrati kuptoi se sa e vështirë është të bindësh, ose më mirë të mos u bindesh sheikëve. Shpenzime të frikshme dhe asnjë mundësi largimi, përveç rasteve kur largimin e kërkojnë ata vetë. Kalimi u munguar te Barça ka lënë shenjë te mesfushori që shihet si pasardhësi i Pirlos në kombëtaren italiane. Lëvizje alla-Pirlo në "Santiago Bernabeu" nuk u panë, madje Marko mund të thuhet se ishte i pranishëm vetëm fizikisht duke para edhe paraqitjen e tij të dobët me topat të humbur dhe pasime larg emrit të futbollist­it që deri disa javë më parë vlente 100 milionë euro. PSG-ja i ka fituar të katërta ndeshjet e kalendarit të saj me Verratin që është shumë larg formës optimale apo paraqitjev­e të tij të zakonshme. Kartoni i kuq në kampionat ndaj Tuluzës ishte një tjetër sinjal i moralit të tij që për më tepër solli edhe krisjen me tifozët. Por, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, shpenzimet e formës së tij të dobët po i pëson Italia, e cila në mesin e fushës e konsideron­te 24-vjeçarin si farin e manovrës "axurre". Ventura ka edhe një ndeshje për të ndezur, çka është fikur te djaloshi abrucez, por me sa duket vera dhe merkato janë ende në kokën e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania