Panorama Sport (Albania)

Isko, ! ag & istari $ i ' uro ës

ë an ester di ush është zhgënj er, trasha!uqi i mahniti të gjithë undër "ta!isë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nëse është e vërtetë që Mançester Junajtid nuk e transferoi për shkak të madhësisë së kokës, ai që e mori këtë vendim duhet të jetë zhgënjyer dhe ndoshta, duke parë ndeshjen Spanjë- Itali, mund t'i ketë shpëtuar ndonjë lot dëshpërimi. Ajo ndeshje ishte një leksion futbolli, shpejtësi loje, talent i pastër. Me një protagonis­t: Fransisko Roman Alarkon Suarez. Ndoshta nuk e njihni kështu, por nëse ju them Isko... Nuk është e vështirë për t'u kuptuar. Ajo që bëri në fushën e lojës ishte magjike, spektakola­re. Arriti të "vidhte" skenën e shokut të tij të skuadrës Asensio. Projek- torët ishin drejtuar tek ai, por Isko me talentin e tij arriti të çante murin e ngritur nga Ventura. Gol nga goditja e dënimit në tentativën e parë dhe një e majtë e kalibruar me zgjuarsi duke kapar në kundërkohë portierin Bufon. Pastaj pjesa tjetër është spektakël dhe "numra" me topin. Si ato që e bënë Verratin me dhimbje koke, fillimisht një "tunel" dhe pastaj "sombrero". Publiku i "Bernabeu"- t u dashurua edhe një herë marrëzisht me të dhe u ngrit në këmbë kur Isko la fushën e lojës.

PRAPASKENA- Në pak minuta, Spanja arriti të fitonte dy goditje dënimi jashtë zonës dhe ishin mundësi të mira për të kaluar në avantazh. Të parën e mori përsipër kapiteni Ramos, i cili e dërgoi topin mbi traversë pa përhapur rrezik për Bufonin. Edhe në goditjen e dytë, ai ishte afruar për të marrë topin, por mesfushori Isko i tha se këtë herë do ta godiste vetë. "Ma lër mua. E kam të sigurt gol", tregoi Isko pas ndeshjes.

REALI- Rikthimi i frikshëm i Iskos kuptohet lehtësisht. Përpara ndeshjes gjysmëfina­le me Bajernin e Mynihut, në Champions kishte luajtur vetëm 77 minuta. Nga aty mori hov dhe u rikthye fuqishëm. Më parë, po përjetonte momente shumë të vështira. "Unë nuk jam budalla. Të gjithë trajnerët po më lënë në stol dhe kjo do të thotë se ka diçka që nuk shkon tek unë. Duhet të përmirësoh­em", tha Isko 1 vit më parë. Duket sikur ka kaluar një jetë, sepse tani ai është një nga më të mirët në rolin e tij.

TRASHALUQ- Dhe të mendosh që Fransisko, kur ishte fëmijë dhe luante në rrugët e "Benalmaden­as", quhej trashaluqi. Ishte pak mbi peshë, por këto kritika nisi t'i zbehte sa herë driblonte shokët, madje sfidonte edhe ata më të mëdhenjtë. Askush nuk arrinte ta ndalte. Nga Valencia u transferua te Malaga dhe pastaj hapi gjigant në karrierën e tij: Reali i Madridit. Më mirë se kaq nuk mund të ndodhte. Tani ai po mban mbi shpatulla edhe ecurinë e Spanjës. "Magjistari" është duke mahnitur botën. Thuhej që ishte Verrati, por tani Iniesta e ka në kombëtare pasardhësi­n e tij...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania