Panorama Sport (Albania)

h i ëria është engesë, or Italia o endon rivalët ër ! la" o##$%in

A'urrët bu&ë(eshin prej renditjes së )%)A!s, ja kundërshta­rët e mundshëm

-

Tri pikë diferencë me Spanjën tani duken shumë dhe Italia i ka humbur shanset për të parakaluar Ffurinë e kuqeF dhe për të ëndërruar vendin e parë në grup. Kjo ka bërë që FaGurrëtF të fillojnë të mendojnë për kundërshta­rët e mundshëm në Fplay offF, si të vetmen mënyrë për të prerë një biletë që do t'i dërgojë në Rusi. Kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi, për më tepër njëra ndaj Shqipërisë, e cila shihet si një pengesë e madhe për të siguruar vendin e dytë. Gazeta italiane FHorriere Dello SportF shkruan se skuadra e Venturës duhet të fitojë patjetër gjashtë pikë në dy ndeshjet e ardhshme, për të mos e lënë gjithçka për 90 minutat e fundit ndaj Shqipërisë. FAta janë 4 pikë pas Italisë dhe duhet të luajnë fillimisht me Maqedoninë dhe pastaj me Spanjën. Italia bën mirë që të marrë 6 pikë në dy ndeshjet e ardhshme për të siguruar vendin e dytëF, shkruan gazeta italiane.

;PLAY OFF; - Do të luhen dy ndeshje vajtje-ardhje. Gjithçka do të përcaktohe­t në short dhe tetë ekipet më të mira të vendeve të dyta do të ndahen në dy grupe, në FkokaF grupi dhe në ekipe sfiduese, në bazë të renditjes që kombëtaret zotërojnë në renditjen e FIFA-s në tetorin e vitit 2017. Diçka e tillë duket se e favorizon Italinë, që do të ndeshet pa dyshim me një nga ekipet që konsideroh­et më i lehtë në letër. Nëse shorti do të hidhej ditën e sotme (në program është në mes të tetorit), do të përballej me njërën mes Suedisë, Irlandës së Veriut, Irlandës dhe Greqisë. Italia ka luajtur vetëm një herë në histori ndeshje Fplay offF-i për të siguruar finalet e Botërorit dhe kjo ndodhi në vitin 1998, kur u desh të barazonte 1-1 në Rusi dhe të fitonte 1-0 në shtëpi për të prerë biletën drejt Francës. FAGurrëtF kanë munguar vetëm 1 herë në një kampionat botëror, bëhet fjalë për vitin e largët 1958. Këtë herë as nuk e mendojnë diçka të tillë, pasi do të ishte një nga faqet më të zeza të futbollit italian dhe të kombëtares që ka bërë histori në kompeticio­net e rëndësishm­e të këtij sporti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania