Panorama Sport (Albania)

Luksemburg­u turpëron Francën

Portieri Xhonatan Jubert hero, ndali 20 nga 31 tentativat e bluve

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kur mendon se sh katërruan vetëm të enjten Holandën me rezultatin 4-0, talentet e përkëdhelu­r të Didier Deshamp bënë mbrëmë një figurë më shumë se të shëmtuar. Në Tuluzë, Franca e mbushur me adoleshent­ë të paguar me qindra miliona euro stonon përballë modestëve të Luksemburg­ut, të cilët bënë ndeshjen e jetës dhe i detyruan "gjelat" në një barazim pa gola. Edhe pse në konferencë­n për shtyp trajneri i bluve e kishte vlerësuar edhe si më të rëndësishm­e sesa dueli me Holandën, në fund djemtë e Didier Deshampit nuk arritën që të fitojnë një përballjej­e, e cila në letër nuk kishte histori. Edhe pse me shumë prej yjeve nga minuta e parë, si Grizman, Mbape, Pogba, Kante e Lemar, dhe akoma më pas me Lakazet e Koman, sërish tentativat e shumta drejt kuadratit të Luksemburg­ut përfunduan pa sukses. Me kalimin e minutave presioni shtohej, por i vetmi që mbeti i ftohtë ishte "gardiani" i portës së miqve. Heroi i ndeshjes ishte portieri i Luksemburg­ut, Xhonatan Jubert, i cili ndaloi çdo tentativë drejt portës së tij dhe në fund meritoi të gjitha përqafimet e shokëve të kombëtares dhe

të stafit teknik. Dhe të mendosh se paraqitje e tij mund të jetë e denjë edhe për rekordet "Guinnes", pasi nga 31 tentativat e Francës drejt kuadratit të tij, ai ndaloi plot 20 me çdo pjesë të trupit, ndërsa 11 të tjera përfunduan larg portës. Një rezultat i

tillë trondit jo pak francezët, të cilët edhe pse kryesojnë në Grupin A me 17 pikë, tani Suedia (fitoi dje në Bjellorusi 4-0) është vetëm një pikë larg dhe kualifikim­i direkt për në Botërorin "Rusi 2018" është komproment­uar ndjeshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania