Panorama Sport (Albania)

Lëv: Do bëj 2-3 ndryshime, Draksler do jetë titullar

"Dënojini pa mëshirë huliganët, por na turpërojnë Gjermaninë"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Sot, në orën 20: 45, Gjermania do të zbresë në " Mercedes-Benz-Arena" të Shtutgarti­t për të luajtur ndeshjen e tetë kualifikue­se të Botërorit kundër Norvegjisë. Në konferencë­n për shtyp të trajnerit Joakim Lëv, përveç komenteve të tij teknike, ka zënë një vend të konsiderue­shëm edhe opinioni i tij për ngjarjet e së premtes në Pragë, ku një grup prej 200 tifozësh gjermanë vërshëllye­n gjatë himnit dhe bënë thirrje naziste.

Si do t'i komentoi ngjarjet e Pragës?

Ne nuk duam huliganë si këta. Ne nuk jemi kombëtarja e këtyre njerëzve dhe ata nuk janë tifozët tanë. Besoj se huliganët duhet të marrin dënimin më të ashpër të mundshëm. Jam shumë i zemëruar me atë që ka ndodhur dhe që tifozët e përdorin skenën e futbollit ndërkombët­ar për të turpëruar vendin tonë. Si një skuadër, ne duam të mbrojmë vlera të veçanta, jemi për një Gjermani tolerante dhe mendjehapu­r.

A i dëgjuat koret?

Gjatë ndeshjes ti je i fokusuar. Fillimisht i dëgjo- va thirrjet nga tribuna në dhomën e zhveshjes. Mendoj se skuadra bëri mirë që nuk shkoi për t'i përshëndet­ur. Të gjithë jemi të këtij mendimi.

Me Timo Vernerin duket se e patën në veçanti (i thanë bir k...)

Fyerjet ndaj Timos nuk janë as të drejta dhe as të bukura.

Do të bëni ndryshime në skuadër për ndeshjen me Norvegjinë?

Pa dyshim kam planifikua­r disa. Të shtunën u stërvitën vetëm lojtarët që nuk ishin titullarë në Pragë. Pas stërvitjes së fundit do të shohim si do ta ndërtojmë skuadrën. Por nuk do t'ju tregoja shumë po t'ju thosha se Ter Shtegen do të jetë në portë. Do përfshij gjithashtu Drakslerin. Ai ka bërë gjithashtu një paraqitje të mirë në stërvitje. Khedira është stërvitur individual­isht. Do të shohim nëse do të jetë 100%. Do të ketë pa dyshim dy apo tre ndryshime.

Çekia dhe Norvegjia janë shumë pas?

Janë pa dyshim pas potenciali­t të tyre. Ato kanë pasur gjithnjë një shans për t'u kualifikua­r. Mendoj se fati i Norvegjisë do të ndryshojë pas uljes në stol të një trajneri me kaq eksperienc­ë sa Lagerbak. Norvegjia nuk do të luajë më një rol në këtë grup, por e ardhmja do të jetë pa dyshim më e mirë për ta. Unë e di se si luajnë dhe çfarë formacioni mund të rreshtojnë. Por ne nuk duhet t'u përshtatem­i atyre. Nëse u përgjigjem­i disa pyetjeve, atëherë do bëjmë më mirë se ndaj Çekisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania