Panorama Sport (Albania)

Sauthgejt: Henderson kapiten, do vendosim një këmbë në Rusi

-

Xhordan Henderson do të jetë kapiteni i Anglisë edhe kundër Sllovakisë, sot në "Wembley". Lajmin e konfirmoi vetë trajneri Garet Sauthgejt. Duke folur pas fitores 4-0 në kualifikue­sen ndaj Maltës, trajneri i Anglisë specifikoi se ai nuk e ka vendosur ende përfundimi­sht se cili do të jetë pasuesi i shiritit të kapitenit Uejn Runi pas tërheqjes. Kapiteni i Liverpulit, Henderson, e mbajti shiritin në ndeshjen e fundit kundër Maltës të premten në "Ta'Qali National Stadium", por mesfushori do të jetë sërish lideri i kombëtares së tij, kur rivalët e vendit të dytë në Grupin F të vizitojnë "Wembley"-n. "Xhordan do të mbetet kapiten dhe nuk kam asnjë arsye përse ta ndryshoj", tha Sauthgejt në ditën e 46-vjetorit të tij. Goli i Herri Kejnit në minutën e 53-të dhe tre gola të tjerë në 5 minutat e fundit, e ndihmuan Anglinë që të fitonte 4-0 ndaj Maltës dhe regjistroj­ë fitoren e saj më të thellë në harkun e më shumë se dy viteve. Triumfi sot ndaj Sllovakisë do t'i dërgonte ishullorët 5 pikë përpara vendit të dytë në Grupin F me dy ndeshje deri në fund dhe Sauthgejt thotë se stadiumi mund të luajë një rol të rëndësishë­m në kualifikim­in e skuadrës në Botëror. "Është një shans i madh për ne. Luajmë në shtëpi dhe tifozët do të na ndi- hmojnë. Luajmë ndaj një skuadre të vështirë, kështu që duhet të sigurohemi që të jemi të përgatitur taktikisht. Sigurisht që do të jemi. Kam shumë besim te skuadra ime. Kemi disa djem të talentuar dhe që janë gati ta tregojnë. I gjithë vendi pret që ne të shkojmë në Rusi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania